Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Ersi Nishani: Drejtësia e re ka dështuar

21:58, 04/01/2024
A+ Aa A-

Ersi Nishani anëtar i 'Brain Gain' in ftuar në 'Çim Peka Live' u shpreh se këtë nuk e shikon si një lëvizje utopike pasi është e qartë që politika shqiptare është në një ngërç, por se mendon se zgjidhja e vetme e këtij ngërçi është opozita, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nishani shtoi gjithashtu se drejtësia e re ka dështuar.

Arsyeja pse ne jemi këtu është se ne nuk e shikojmë këtë si një lëvizje utopike por mendojmë që jemi në një ngërç dhe do e pranojmë se politika në Shqipëri është në një ngërç,  por mendojmë se ky ngërç ka një zgjidhje dhe kjo zgjidhje është normalisht alternative kryesore oozitare në vend që është Partia Demokratike .

Tani jemi në një vend që kemi prindërit këtu , kemi gjyshërit , kemi trashëgiminë, normalisht edhe ne duam që t'ju jpim një mundësi dhe të afërmeve që kemi këtu që të kenë një jetë më të mirë.

Jetojmë në një vend ku përveç sistemit legjislativ dhe egzekutiv që janë jo funksionalë, që e shohim dita ditës, parlamenti kalon buxhetin e shtetit për 5 minuta.

Komisionet parlamentare nuk funksionojnë, që është e vetmja vegël që ka opozita për të luftuar pushtetin, dhe kemi dhe një sistem gjyqësor që ka dështuar.

Drejtësia e re ka dështuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco