Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Neza: Dy nene të Kodit Penal nuk përcaktojnë izolimin e komunikimit për deputetët e zgjedhur me votë

18:40, 04/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Sami Neza foli për vendimin politik të drejtësisë për të asgjësuar opozitën e vendit.

Neza iu referuar dy neneve të Kodit të Procedurës Penale të cilat në asnjë rresht apo paragraf të izolojnë komunikimin, sidomos të një personi publik i cili është subjekt i ligjit zgjedhor, si në rastin konkret Sali Berisha është deputet i Parlamentit të Shqipërisë i zgjedhur me votat e shqiptarëve.

Neza: Kërkesa e SPAK ka të paktën dy nene në Kodin e Procedurës Penale që e ndalon këtë gjë. Një nen është neni i cili tregon se si trajtohet një person që është në arrest shtëpie apo arrest me burg, ku përgjatë këtij neni nuk flitet në asnjë rresht të tij, në asnjë paragraf të tij nuk flitet për izolimin e komunikimit. Ka dhe një nen tjetër po te Kodi i Procedurës Penale kur një gjykatë merr masë të ndryshme ndaj personave publik dhe thekson se gjykata mund të marrë masa të kufizimeve të ndryshme ndaj këtyre personave, por këto masa të gjykatës nuk mund të aplikohen në rastin kur personi publik është një person i cili ka qënë subjekt i ligjit zgjedhor. Pra kur je zgjedhur përmes votimeve, je kryetar bashkues, deputet apo anëtar i këshillit bashkiak, pra janë disa pozicione të cilat të japin pushtetin përmes votës dhe kjo të bën imun ndaj përcaktimeve që lidhen me komunikimin.

Kjo është një praktikë e ardhur prej vendeve demokratike dhe nuk është rastësisht e vendosur në një nen të ligjit është vendosur e tillë sepse supozohet se Shqipëria është një vend demokratik dhe një kod i procedurës penale nuk mund të cënojë standardet demokratike dhe prandaj sipas të dyja neneve standardet demokratike nuk mund të cenohen përmes një kodi të procedurës penale apo të një kodi penal sepse nuk i ka kurrkund ato gjëra të shkruara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco