Akuzohet për mashtrim, SPAK nuk prek pasuritë e ish-ortakut të Olsi Ramës, Amant Josifi

16:46, 04/01/2024
A+ Aa A-

Sipërmarrësi shqiptar Amant Josifi i lidhur me qarqet e larta politike e të afërta me kryeministrin Edi Rama, akuzohet në Spanjë se është në krye të një skeme mashtruese me call-center, me vlerë financiare 2.4 miliardë euro.

Por prej më shumë se një viti nga shpërthimi i skandalit me përmasa kontinentale, SPAK nuk guxon të nisë procedurat ndaj Amant Josifit.

Madje, nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit figuron se kompania kryesore e Josifit në Shqipëri, “Odyssey” shpk, vijon të jetë aktive.

 

SYRI TV

Mediat në Spanjë i konsiderojnë si një luftë mes Davidit dhe Goliatit përpjekjet e një gjyqtari dhe një prokurori në një periferi të largët të Katalunjës për ekstradimin e Amant Josifit nga Dubai drejt gadishullit Iberik.

Sipërmarrësi i ri shqiptar, i lidhur ngushtësisht me qarqet e larta politike dhe të afërta me kryeministrin Edi Rama, akuzohet në Spanjë se është në krye të një skeme mashtruese me call-center, me mijëra viktima në mbarë Evropën, për një vlerë financiare që përllogaritet në 2.4 miliardë euro.

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, përgjegjëse për hetimin penal dhe pasuror të anëtarëve të grupeve kriminale, prej më shumë se një viti nga shpërthimi i skandalit me përmasa kontinentale, nuk guxon të nisë procedurat ndaj Amant Josifit.

Legjislacioni shqiptar i jep të gjitha mundësitë SPAK-ut që të nisë hetim pasuror për këdo shtetas shqiptar, i cili, edhe pse akuzohet për kryerjen e veprave penale jashtë shtetit, dyshohet ose më së paku ka indicje se ka transferuar përfitime kriminale drejt vendit tonë.

SPAK-u raporton në mënyrë periodike për nisjen e hetimeve pasurore apo edhe sekuestrimin e parave të individëve që janë përfshirë në vepra kriminale jashtë Shqipërisë.

Por, në rastin e Amant Josifit, ish-këshilltar i ministres Olta Xhaçka dhe një ish-ortak biznesi i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të Edi Ramës, nuk ka pasur asnjë iniciativë të tillë.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se kompania kryesore e Josifit në Shqipëri, “Odyssey” shpk, vijon të jetë aktive. Shoqëria është krijuar në vitin 2019 dhe ka objekt aktiviteti të gjerë, i cili nis nga telekomunikacioni e deri tek investimet në turizëm.

Amant Josifi u shpall në kërkim nga autoritetet spanjolle në nëntor të vitit 2022. Ai i shpëtoi arrestimit në Tiranë, pasi operacioni policor u dekonspiruar. Në mesin e vitit 2023, Josifi u identifikua në Dubai dhe që prej asaj kohe autoritetet spanjolle po punojnë për ta ekstraduar në vendin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco