Qindra demokratë mblidhen pranë banesës së liderit të PD: Nuk do lejojmë vendosjen e diktaturës dhe mbylljen e gojës së opozitës

Qindra demokratë mblidhen pranë banesës së liderit të PD: Nuk do lejojmë vendosjen e diktaturës dhe mbylljen e gojës së opozitës

18:15, 03/01/2024
A+ Aa A-

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish ditën e sotme përpara banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, në shenjë proteste ndaj burgosjes së tij nga pushteti i Edi Ramës.

Prej ditësh deputetët dhe anëtarët e Partisë Demokratike kanë vendosur të mblidhen pranë banesës së liderit demokrat, ku kundërshtojnë arrestimin politik të Berishës.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot mediat gjermane i kanë bërë jehonë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare. BILD shkruan se Shqipëria drejtohet nga një pushtet i cili ka konsumuar të gjitha aktet e një pushteti kriminal si korrupsioni, lidhjet me krimin etje.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe rrjeti mediatik publik gjerman ARD.

Madje, politikani i njohur gjerman, njëkohësisht ish kreu i komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian për një kohë shumë të gjatë ka theksuar se arrestimi i Berishës është i qëllimshëm dhe ai izolohet 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri.

Juristi Çlirim Gjata, ish kreu i Bashkisë Shkodër, Luçiano Boçi nënkryetar i PD dhe Indrit Hoxha, sekretar për diasporën, kanë folur për mikrofonin e SYRI TV gjatë protestës së mbrëmjes së sotme.

Gjata: Arrestimi i liderit të opozitës është antikushtetues dhe antiligjor. Gjykata duhej ta pezullonte çështjen e Berishës dhe ta çonte në Gjykatën Kushtetuese. Arrestimi i Berishës bëhet qëllimisht për të penguar bashkimin e opozitës, por kjo do të japë efektin e kundërt pasi bashkimi është i pandalshëm. Masa e kufizimit të lirisë së fjalës, sidomos për liderin e opozitës, është e paprecedentë, nuk ka asnjë ligj që të ndalojë fjalën e lire. Opozita e ka detyrim që të kalojë në masa të tjera më të ashpra pas këtij sulmi që ka ndodhur ndaj saj.

Bardh Spahia: Masa ndaj liderit të opozitësh ishte krejtësisht absurde, është një masë e cila synon t’i mbyllë gojën opozitës dhe atij që më shumë se kushdo tjetër ka denoncuar me fakte për vite me radhë aferat e tmerrshme korruptive të një qeversije të zhytur në krim dhe korrupzion.

Siç e shihni është një masë që ka prodhuar efekt të kundërt, sepse qytetarët po mblidhen çdo ditë natyrshëm për të kundërshtuar këtë masë politike ndaj opozitës.

Është veprim që do të ngjallë revoltë në çdo rrugë e rrugicë. Kupa është mbushur, është koha për mosbindje civile dhe revoltë për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi kriminal.

Ndërkohë lideri i opozitës ka dalë në ballkonin e banesës së tij dhe ka folur me qytetarët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ku u ka thënë atyre së betaj është pakthim dhe se nuk ka masë që mund të izolojë zërin e opozitës.

Indrit Hoxha: Burgosja e liderit të opozitës na ka kthyer në pikën zero, në 1990. Kjo nuk është më betejë mes së majtës dhe së djathtës, por është një sulm shtetëror mafioz ndaj opozitës. Revolta dhe mosbindja civile është rruga e vetme për të rikthyer pluralizmin në vend. Vendimi i marrë ndaj Berishës është vendim i marrë direkt nga Rama. Shumë shpejt do të protestohet në sheshet e Romës, Berlinit etj për të sensibilizuar botën për këtë neo diktaturë që ka pllakosur Shqipërinë.

Boçi: Aksioni i opozitës nga deputetët do të vazhdojë, siç edhe e keni parë pjesëmarrja e qytetarëve sa vjen edhe rritet. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë arrestimin e liderit të opozitës, kjo është edhe kërkesa e qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco