'Edi Rama, një kalbësirë’/ Berisha: Rinia do përmbysë narko-qeverinë

18:17, 26/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje të rinjve që të ngrihen dhe të rrëzojnë narko-qeverinë e Edi Ramës.

Gjatë takimit me të rinjtë ditën e sotme, Berisha theksoi se Edi Rama është një kalbësirë që nuk pret asgjë tjetër për tu rrëzuar, përveç vrullit, guximit mosbindjes civile.

‘Rinia do përmbysë narko-qeverinë!’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha: Shqipëria po shndërrohet në një shkretëtirë. Asnjë luftë asnjë gjendje nuk ka larguar të rinjtë nga vendi i tyre sa ç’janë larguar në këto 10 vite. Të rinjtë ikin sepse shkollimi po degradon. Studimi i fundit i PISA-s gjeti se Shqipëria në 9 vjeçarin e kësaj qeverie pësoj rënien më të madhe në botë. U rendit e para në degradimin e arsimit. O sot o kurrë duhet të ngrihemi kundër kësaj diktature. Të gjitha këto kërkojnë nga ju të ndjeheni luftëtarë lirie, misionarë dhe dy gjëra do t’ju them. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe në pamje të parë është i stërfuqishëm. Ju garantojë se ai është një kalbësirë që nuk pret asgjë tjetër për tu rrëzuar, përveç vrullit, guximit mosbindjes tuaj civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco