Lajmi i fundit

‘Gënjeu për armën’/ Gjykata shpall fajtor Hunter Biden për të gjitha akuzat

Sot GJKKO vendos masën e re të sigurisë ndaj z. Berisha, paraqiten dy avokatët

Sot GJKKO vendos masën e re të sigurisë ndaj z. Berisha, paraqiten dy avokatët

10:41, 26/12/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar cakton sot masën e re të sigurisë për Kryetarin e PD-së, z. Sali Berisha. Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, në pritje të nisjes së seancës pranë kësaj gjykate, tha:

“Vetëm pak minuta më parë, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë mbërritur avokatët e liderit të opozitës, z. Sali Berisha, avokatët Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj, që janë futur në sallën e shqyrtimit gjyqësor lidhur me një kërkesë të bërë nga SPAK  pas vendimeve dhe veprimeve të Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit, liderit të opozitës për llogari të nj gjykimi që po zhvillohet në GJKKO.

Burimet bënë me dije se avokatët janë pajisur me prokurorë të posaçme dhe do të përfaqësojnë z. Berisha, ndërkohë që të pranishme janë palët e përfshira në proces si dhe prokurorët e SPAK, dy prokurorë si dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Gjoka, disa ditë më parë, caktoi edhe datën, ditën e sotme, për seancën me objekt: Shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që mban datën 22 dhjetor 2023, zëvendësimin e masës së sigurisë personale për personin nën hetim z. Sali Berisha si i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë vendorë. SPAK kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë deh detyrimi për t’u paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore - në arrest shtëpie.

Ndërkohë nuk janë parashtruar ose nuk janë bërë publike, faktet dhe argumentet nga Prokuroria për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kërkesën drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Z. Berisha, disa ditë më parë, deklaroi, sikurse u pa dhe ditën e sotme, se do të konsultohet me avokatët e tij për të qenë i pranishëm në gjykatë apo për t’u përfaqësuar nga avokatët me prokurorë të posaçme dhe me sa duket ka zgjedhur këtë variant të dytë duke qenë se nuk është paraqitur ai, por avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj.

Image

Pritet një seancë që nuk do të përfundojë shpejt për shkak të larmisë që ka pasur procesi deri më sot, lidhur edhe me kërkesat e liderit të opozitës, që kanë kërkuar ndër të tjera shkarkimin, përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që rezulton të jetë edhe kryetare e komanduar në detyrë e Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shkak të një vendimi të fundviteve ’90 ku me firmën e Presidentit të atëhershëm të kohës, z. Sali Berisha, që drejtonte edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për çështje profesionale dhe pamundësi për të ushtruar profesionin, e kishte shkarkuar nga detyra dhe sipas avokatëve, ajo në këtë pikë përbën konflikt interesi. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco