Vëllai i Fredi Belerit akuza të rënda ndaj Ramës: Kurthi dhe falsifikimet e tij do të dalin në dritë shumë shpejt

Vëllai i Fredi Belerit akuza të rënda ndaj Ramës: Kurthi dhe falsifikimet e tij do të dalin në dritë shumë shpejt

10:34, 25/12/2023
A+ Aa A-

Leonardo Beleri, vëllai i kandidatit që fitoi zgjedhjet si kryetar i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka hedhur aukza të rënda, duke pretenduar se qeveria Rama nuk dëshiron të humbasë Heimarën sepse falsifikimet do të dalin në dritë.

“Qeveria dhe zoti Rama personalisht nuk duan të humbin bashkinë e Heimarës. Sepse do të dalin shumë. Vazhdojnë të bëjnë detyra dhe falsifikime me parcelat. Festa vazhdon”, tha Leonardos Beleris për ERT, raporton Protothema.

Ai ka folur dhe për qëndrimin e Gergi Goros në detyrën e tij, i cili edhe pse u raportua se do të largohej, ai mohoi se ka dhënë dorëheqjen. 

“Zoti Goro nuk merr dot frymë nëse nuk merr leje nga zoti Rama”, tha vëllai i Belerit, duke përsëritur sugjerimin e të vëllait që nëse nuk është vetë kryetar bashkie që është zgjedhur, atëherë të marrë postin një i zgjedhur tjetër nga fraksioni i tij.

Ai thotë se Goro do të qëndrojë në detyrën e tij “për aq kohë sa të dojë zoti Rama”.

Sipas tij kryeministri i Shqipërisë preferon të sakrifikojë të ardhmen e popullit të tij dhe se Shqipëria nuk hyn në BE, sesa të humbasë bashkinë e Heimarrës, shkruan Protothema.

Madje ai vlerësoi se veprimet e tij janë për faktin se “falsifikimet janë bërë në nivelin më të lartë dhe fatkeqësisht shumë njerëz duhet të mbrohen nën ombrellën e zotit Rama.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco