Lajmi i fundit

Kauzat fitohen me qëndresë/ Këlliçi: Të premten, ora 11:00 sërish në protestë para Bashkisë Tiranë

Drafti i Asociacionit/ Berisha: 'Pashiqi shqiptar' propozonte që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës!

Drafti i Asociacionit/ Berisha: 'Pashiqi shqiptar' propozonte që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës!

13:10, 08/11/2023
A+ Aa A-

Çështja e Kosovës, e normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë dhe ndërhyrja e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës, me një propozim përçarës dhe të dëmshëm mbi Asociaciacionin e komunave me shumië serbe, aq të debatuar dhe të kritikuar, ka qenë një ndër çështjet për të cilat u prononcua sot Sali Berisha, lideri i opozitës shqiptare, para mediave.

"Beteja vazhdon, - theksoi Berisha në konferencën e shtypit. - Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta për të rikthyer të drejtat tona kushtetuese. Sikundër, shtoj këtu se çdo ditë, dëshmon se në disa aspekte, ne jemi të vonuar në këtë betejë.

Ju e patë propozimin e Pashiqit për Kosovën. E patë se si Pashiqi shqiptar propozonte që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës. E patë besoj.Dhe ka kurajën ta publikojë edhe pasi Radoiçiçi doli udhëheqës i një grupi terrorist.

A e dini ç’do të thotë që komandanti i policisë së Asociacionit të komunave të zgjidhet nga një listë që i jep Lista Serbe?! 

A mund të tolerohet ky Pashiq?! Çdo ditë që kalon, ky dëmton interesat jetike të shqiptarëve. Ju kujtohet se si anuloi takimin me qeverinë e Kosovës, si u vërsul me tërbim kundër Albin Kurtit, sepse kishte dorëzuar draftin ku Radioçiçi të emërohej komandant i policisë së Kosovës.

U bë mirë që doli, se çfarë bëri ky? Ky serviri si të vetin draftin franko-gjerman. Në të vërtetë drafti i tij- në atë kohë unë u thashë se ishte shkruar në Beograd, se ky nuk mund ta nxirrte kurrë vetë, por ky e faktoi vetë.

Se kaq është ajo, të caktohej komandant i policisë së komunave të Asociacionit, njëri nga lista që do jepte Vuçiçi. Dhe ai do jepte një Radioçiç. Se mos ka vetëm një Radioçiç aty! Ka edhe të tjerë terroristë të tjerë aty.

Ju sugjeroj të shkoni njëherë në Mitrovicën e veriut, shkoni dhe shihni çfarë ndryshimi rrënjësor sot. Dhe serbët po e gëzojnë më shumë se të tjerët atë ndryshim. Absolutisht.

Lexo ekskluzive: Edi Rama propozoi shtet brenda shtetit me Asociacionin. Drafti franko-gjerman është tjetër

Dalin të qetë, serbët dhe shqiptarët pinë kafe në kafenetë e tyre, shëtisin në rrugët e tyre. Nuk janë më bandat e Radioçiçit, Vuçiçit dhe Edi Ramës që bënin trafiqe për llogari të tyre.

Dhe ky këtu e di shumë mirë se ka informacion, sigurisht kemi ambasadë, ka informacion direkt nga autoritetet e Kosovës, ky e quan, thotë toka e askujt, veriu i Kosovës, në një kohë kur veriu i Kosovës është toka e shtetit ligjor.

Jo një, por shumë informacione njëri pas tjetrit më vijnë që aty jeta është normalizuar.

Vërtet ka një prani policore tek-tuk më shumë se normalisht, por njerëzit rrinë të qetë, lëvizin të qetë, njerëzit nuk pengohen dhe popullata është e kënaqur.

Nuk qe e rastit që popullata serbe në ato komuna nuk doli të rrëmbejë armët. Se e dinte se ata janë banda. Ata e shihnin dhe e shohin se po manipulohen nga një politikan kriminal që e ka vendin në Hagë si Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij, Edi Rama.

Beteja ndaj tij është emergjencë kombëtare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco