‘Nuk janë realizuar premtimet ekonomike’/ Rama flet, Scholz e shpërfill

‘Nuk janë realizuar premtimet ekonomike’/ Rama flet, Scholz e shpërfill

12:26, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit me kritika. Përpara liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë tha se ky proces ka 9 vite që ka nisur, mirëpo pavarësisht kësaj, ai thekson se shumë premtime nuk janë realizuar.

Rama vijoi fjalimin e tij duke thënë se kohët në të cilët po jetojmë janë vërtetë delikate me fronte luftë që janë nisur, e ndërsa kërcënime të tjera vijojnë në Ballkan, e për rrjedhojë, sipas tij, ajo që duhet bërë është bashkimi “në një çati” të përbashkët.

“Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin shënuar një moment historik, gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta dhe ne u bëmë pionierë të iniciativave tona, duke reflektuar për këto 9 vite kemi përftuar mjaft përvojë, duke mësuar që të biem dakord që nuk biem dakord, mendoj që futja e kësaj fryme kombinimi në frymën e rajonit është një arritje, por duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit, nuk janë realizuar plotësisht, demokracia pa infrastrukturë nuk funksionon”, tha Rama.

Ndërkohë, teksa Rama fliste, kancelari gjermane, Olaf Scholz u duk i shpërqendruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco