Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendim unanim: PD iu rikthehet demokratëve

SYRI TV/ Daçiç refuzon foton familjare të Ministerialit, Baerbock: Provokimet e Serbisë kanë nxehur situatën

18:29, 06/10/2023
A+ Aa A-

Kërcënimet ushtarake dhe sulmet terroristë të Serbisë ndaj Kosovës ka qenë kryefjala e Ministerialit që i paraprin Samitit të Berlinit që mbahet në Tiranë. Ministrja e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock ka qenë e prerë duke i kërkuar Serbisë të heq dorë nga dhuna, të largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën dhe të marrë hapa konkret për uljen e tensioneve. Eurokomisioneri Oliver Varhely I kërkoj Beogradit që të tregohet bashkëpunues me BE-në për hetimin e sulmit në banjshkë. Ministreriali nisi me tensione që në nisje, pasi ministrui Ivica Daçiç bokotojë foton familjare për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës. 

SYRI TV

Serbia ka tensionuar takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Tiranë, në prag të samiti të 16 tetorit. Ministri I jashtëm  I serbisë, Ivica Daçiç,  bojkotoi  foton familjare të ministerialit, për shkak se në sfond ishte flamuri I republikës së Kosovës. Me tensione u shoqërua edhe takimi bilateral  që Daçic zhvilloi me ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock,   ku  shefja e diplomacisë së Gjermisë, I kërkoi  përshkallëzmimin e situatës dhe largimin e  trupave nga kufiri. Tensionet ne veri të Koosvës, dominuan gjithë konferencën e përbashkët për shtyp, në përfundim të ministrerialit. Ministrja , Annalena Baerbockdënoi sulmin terrorist të 24 shtatorit,  duke i bëri thirrje serbisë të kontribojë në sqarimin e ngjarjes. 

Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë

Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Edhe komisioneri  për zgjerimin Oliver Varhelyi, kërkoi që autoritetet serbe të bashkëpunojmë ME Bashkimin europian për hetimin e sulmit, ku mbeti I vrare efektivi Afrim Bunjaku. 

Oliver Varhelyi ,Komisioneri për Zgjerimin në BE

Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në në lidhje me këtë çështje.

Në të njëjtën linjë, me kryeministri edi Rama, edhe ministri I jashtëm Igli Hasani kërkoi  që Serbia të zhvillojë hetime për ngjarjen. 

Ministeriali I ministrave të jashtëm,  që paraprin takimin e procesit të Berlinit,  diskutohet rëndësinë e përahspejtimit të integrimit të vendeve të rajonit në BE, ndërsa takimi I 16 tetorit do të jetë I foksuuar te bashkepunimi në fushën e energjisë dhe transportit. Ministrja gjermane, erdhi këtë të premte në Tiranë,  me një  dhuratë prej  300 mijë eurosh që do të shërbejë si fond kulturor për rininë., pas hapjes se  një dege të kolegjit të Europës në Tiranë. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco