Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Krasniqi: SHBA dhe BE do të dështojë në përpjekjet për evropianizimin e Serbisë. Vuçiç është filo rus

20:40, 13/09/2023
A+ Aa A-

Profesor Melazim Krasniqi  shprehet se në takimin e ditës së nesërme mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit për dialogun, pritshmëritë janë minimale duke marrë parasysh situatën ende të acaruar në Veri.

Në një lidhje me Skype në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon, Krasniqi është shprehur se faktorët ndërkombëtar, SHBA dhe BE, do të dështojnë në përpjektet për evropianizimin e Serbisë.

“Duke pasur parasysh gjithë klimën dhe gjithë kontekstin, unë besoj se pritshmëria duhet të jetë minimale sepse realisht koncentrimi i ndërmjetësuesve do të jetë në gjetjen e mënyrave për gjetjen e deeskalimit  e situatën sepse, siç dihet, në veri situata është e acaruar, në prag të konfliktit. Vazhdimisht ka incidentë, është një situatë definitivisht e keqe dhe përpjekjet janë që të ndodh depëshkallzimi i kësaj situate dhe pastaj të filloj procesi i normalizimit përmes mbajtjes së zgjedhjeve ose proceseve të tjera, krimit të asosacionit.

Unë nuk pres që nesër të ketë ndonjë zhvillim të papritur por krejt pritshmëria do të jetë lidhur me një presion të orkestruar mbi të dyja palët që të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe që të mos eskalojë situatën, e cila edhe ashtu për hir të së vërtetës le të themi se nuk është e brishtë  dhe në prag të konfliktit dhe të incidenteve të vazhdueshme.

Bashkimit Europian nuk mund ti imponojmë asgjë dhe as nuk mundemi të intergrojmë serbët e Kosovës  pa ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë. Faktorët ndërkombëtarë për fat të keq deri tani nuk kanë bërë presion mbi Serbinë sepse e kanë mbajtur në lojë me  idenë që Vuçiç do të transformohet  por Vuçiç nuk transformohet. Ai luan lojërat e veta dhe unë jam i bindur që në fund të këtij procesi edhe Shetet e Bashkuara edhe Bashkimi Europian do të jenë të dështuara në projektin për evropianizimin e Serbisë sepse Serbia ose do të përfundojë si ruso-file dhe fashiste, ose do të përfundojë në një revolucion qytetar të dhunshëm sepse regjimi i Vuçiçit  thjeshtë është i tillë që nuk e lejon largimin prej asaj që ai e quan projekti bota serbe  dhe vasaliteti që ka me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco