Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Zhdukja e provave për sterilizimin, Gjokutaj: SPAK të na tregojë a do përfundojë në burg Beqaj

14:35, 03/09/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj e ka quajtur tragji-komike zhdukjen e provave nga SPAK në hetimet për aferën e sterilizimit.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mesditës me Arnold Karriqin në Syri Tv, Gjokutaj  ngre pikëpyetjen a do i shohin qytetarët pas hekurave personat përgjegjës të përfshirë në gjithë këto skandale.

‘Të mos hetuarit ministrin Beqja është një e metë e madhe e këtij hetimi. Nuk është problemi të hapet një çështje e të arrestohen disa persona. Dy janë shtyllat në të cilën mbështetet një proces i shëndoshë nga pikëpamja procedurale hetimore.

E para: të individualizojë drejtë përgjegjësinë penale të personave përgjegjës, jo të ndihmësve dhe atyre që kanë dijeni dhe e dyta: kryerja e atyre veprimeve procedurale të cilat me njëherë pas konstatimit të kësaj vepre penale të ndërpresë kreditimin, të ndërpresë financimin e atyre aferave të cilat janë mbështetur mbi akte korruptive dhe që paratë që kreditohen nga taksapaguesit shqiptarë nuk shkojnë në benefit të atyre investimeve por shkojnë në interesa të tjera, në xhepat e zyrtarëve apo personave të cilat i kanë përfituar.

Dëmi më i madh nuk është dëmi kohor sesa është dëmi në drejtim të hetimit objektiv të çështjes dhe zhdukjes së provave. Ja ku ka dalë lajmi nga SPAK-u që menjëherë pasi u arrestuan këta persona, qoftë edhe me vonesë, SPAK-u del dhe bën të ditur që mungon kontrata e këtij konçensionari. Gjëja më alarmante që mund të ndodhi.

Kjo është pjesa më groteske, dhe tragjike dhe komike ta thuash, sepse SPAK si struktura e posaçme më e trajnuar në hetim të bëjë këtë gabim me dashje do ta quaja e të mos sekuestrohej kontrata. Ne nuk kemi nevojë nga SPAK të na tregojë dështimet e tij.

Publiku do të dijë që personat përgjegjës tashmë nuk mund të shpëtojnë përgjegjësisë penale dhe teknikalitetet e çështjet juridike njerëzit as nuk kanë interes e as ti kuptojnë e ti perceptojnë. Kështu që njerëzit duan të dinë kush vjedh a përfundon në burg dhe paratë që janë dhënë për këtë punë a mund të kthehen mbrapsht?’ Ose të paktën të ndalohet financimi i aferave korruptive në momentin që ato konstatohen nga SPAK.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco