Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Riformatim i ministrive, Balluku njofton ngritjen e dikasterit të ri

Riformatim i ministrive, Balluku njofton ngritjen e dikasterit të ri

15:56, 24/08/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije se brenda ministrive shqiptare do të ketë një dikaster të ri që ka në fokus inovacionin.

Balluku theksoi se krijimi i nuklave të inovacionit nëpër ministri ka qenë kërkesë e kryeministrit e lindur për shkak të zhvillimeve inovative që ndodhin në Shqipëri.

Numri dy i qeverisë shtoi se pagat për këtë sektor do të jenë më të larta se për sektorët e tjerë.

Ndër të tjera, Balluku bëri me dije se brenda vjeshtës do të bëhet gjithçka që këto nukla inovacioni të jenë të vendosura brenda çdo ministrie.

 “Mbledhje shumë konstraktive më shumë biseda me plane dhe programe për të ardhmen. Krijimi i nuklave të inovacionit nëpër ministri, kërkesë e kryeministrit e lindur për shkak të zhvillimeve inovative që ndodhin në Shqipëri.

Tashmë Shqipëria operon me teknologji moderne, siç janë satelitët.

Duke pasur këto zhvillime teknologjike ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, do propozojnë projekte të reja. Do na duhet që të dalim në tregun shqiptar për të përthithur sa më shumë njerëz të dhënë ndaj inovacionit. Për të qenë sa më konkurrues, duke ditur pagat për këtë sektor, ne sigurisht kemi vendosur që ta aplikojmë siç kemi bërë me disa kategori të administratës të paguhen me paga më të larta sesa sektorët e tjerë.

Në ditët në vijim ne do të kemi mundësi që brenda vjeshtës t’i kemi të disponueshme brenda secilës ministri. Sot kemi diskutuar gjithashtu për një vendqëndrim të përbashkët të secilës prej këtyre nuklave.

Praktika të mira ndërkombëtare. Në vazhdim do të informojmë publikun për këtë vendimmarrje të qeverisë shqiptare për t’i dhënë inovacionit një frymëmarrje sa më të madhe”, deklaroi Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco