SYRI TV/ Festa e Kurban Bajramit, liderët dhe politikanët shqiptarë urojnë besimtarët myslimanë

14:22, 28/06/2023
A+ Aa A-

Festa e Kurban Bajramit u urua edhe nga  liderët dhe Politikanët shqiptar. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku ka uruar besimtarët, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha me anë të një video mesazhi u shpreh se sakrifica dhe përkushtimi të   shndërrohet në të mirë për familjet dhe vendin e çdo besimtari. Për Kurban Bajramin përcollën urimet e tyre edhe presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

SYRI TV

Liderët dhe politikanët shqiptar kanë uruar Kurban Bajramin për të gjithë  besimtarët Myslimanë. Kryeministri Edi Rama i ështe drejtuar besimtarëve me një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar festën me anë të një fotoje. Ndërkohë  kreu I Partisë Demokratike,  Sali Berisha me anë të një video – mesazhi ka përcjellë urimet për besimtarët Myslimanë.

Në urimin e tij, presidenti Bajram Begaj I cili apelon për dashuri dhe mirësi mes njëri tjetrit. 

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit!  Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.  T'i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë!

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila gjatë vizitës në Komunitetin Myslimanë kërkoi reflektim nga të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco