Enti Rregullator i Energjisë prezanton raportin te ‘Veprimtaria’! : Baçi: Qeveria u vjedh energjinë prodhuesve të vegjël

Enti Rregullator i Energjisë prezanton raportin te ‘Veprimtaria’! : Baçi: Qeveria u vjedh energjinë prodhuesve të vegjël

16:38, 20/06/2023
A+ Aa A-

Debate të forta janë krijuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ndërsa deputeti i PD-së, Luan Baçi akuzoi se shteti po i vjedh energjinë prodhuesve privat. Ai tha se disa biznese kanë marrë kredi për të prodhuar energji dhe për të plotësuar nevojat. Deputeti demokrat u shpreh me ironi se kur një biznes vjedh energjinë, shteti alarmohet. E për rrjedhojë, ai do të dijë se çfarë përgjegjësie ka shteti dhe a do të marrë fund historia e bizneseve që prodhojnë energji dhe gjysma e energjisë ia vjedh shteti.

“Disa biznese kanë marrë kredi për të prodhuar energji, dhe për të plotësuar nevojat. Nga 2019, bizneset prodhojnë energji. Përveç asaj që kalon në rrjet, pjesa tjetër i merret pa shpërblim. Çfarë hapash keni marrë ju si ent rregullator që të marrë fund kjo histori, që unë dhe bizneset mendojnë se është vjedhje. Kur një biznes vjedh energji, shteti alarmohet. Po kur vidhen vetë bizneset? Çfarë përgjegjësie keni dhe a do të marrë fund kjo histori e bizneseve që prodhojnë energji dhe gjysma e energjisë ia vjedh shteti?”, tha Luan Baçi.

Pas përfundimit të analizës së raportit vjetor, kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti mohoi akuzat e ngritura. “Ka dal ligji që do filloj të zbatohet, qe lidhet me bilancin e prodhimit të energjisë. Pjesa e energjisë bëhet edhe me kompensim edhe me çmim, në rastet kur ka prodhim më tepër nga masa e kërkuar, atëherë behet matja nëpërmjet sistemit matës që kemi vendosur në çdo objekt. Ka raste kur kompania nuk e konsumon dot të gjithë energjinë, dhe e hedh në sistem, siç ka raste kur biznesi ka nevojë për këtë energji dhe e merr sërish”, tha ai.

“Duhet të jeni më kritik, kjo është vjedhje e pastër, është e pafalshme, është vjedhje që vazhdon të bëhen, ndoshta edhe ne si opozitë duhet të ngrinim zërin më shumë”, vijoi Luan Baçi.

Seanca dëgjimore u realizua me kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2022, ndërsa raporti pritet të marrë miratimin përfundimtar në seancë plenare në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco