Kriptomonedha futet në tregun imobilar-a po futet Shqipëria në skemën e pastrimit të parave?!

Kriptomonedha futet në tregun imobilar-a po futet Shqipëria në skemën e pastrimit të parave?!

20:57, 19/06/2023
A+ Aa A-

Në shtator të 2020 Shqipëria bëhet një nga tre vendet e para në Europë që bën një ligj për kriptomonedhat.

Ligji i kthyer nga ish-presidenti i kohës, Ilir Meta, u kalua pa dekret në Parlament pas refuzimit nga presidenti për ta dekretuar.

Ligji që u kalua në Parlament me forcën e kartonave dyshohet se shërben për pastrim parash nga ana e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe bandave që kryejnë veprimtari të paligjshme.

Me këtë ligj Shqipëria u bë një nga të paktat vende të Europës që legalizon dhe rregullon kuadrin ligjor për monedhat virtuale.

Relacioni, që shoqëroi ligjin, pranonte se siç ka përfitime ka edhe rreziqe

“Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese, apo i skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” thuhej në relacion.

Në relacion pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

Blockchain shmang rregullatorët dhe është rrezik për pastrim parash.

Blockchain është një teknologji e re dhe jo më e thjeshta për t’u kuptuar. Kjo teknologji vlerësohet se do të kërkojë vite për t’u zbatuar nga komunitete shumë më të edukuara nga pikëpamja financiare se Shqipëria për të zgjidhur problemet me standardet e sigurisë dhe për të kthyer reputacionin nga hakerimet e fundit.

Si dyshohet se kryhet pastrimi i parave?

Nëpërmjet teknologjisë mund anashkalosh kontrollin e bankës qendrore aksionet e një biznesi, hipotekën e shtëpisë, sigurimin e pronës apo transfertat e emigrantëve, duke shmangur sinjalizuesit e fenomenit të pastrimit të parave. Këtë funksion e kryejnë aktualisht bankat / shoqëritë financiare që duhet të njoftojnë në kohë reale pastrimin e parave për transaksione mbi 10 000 euro, ashtu si dhe noterët që e kanë të detyrueshme të njoftojnë, në rast dyshimi për pastrim parash.

Përdorimi i kriptomonedhave në blerjen e pasurive të patundshme duket se ka filluar të vihet në jetë edhe në Shqipëri.

HERITAGE, një kompani që operon në tregun imobiliar të pasurive të paluajtshme ka njoftuar se në Shqipëri është kryer blerja e parë e një pasurie të patundshme me kriptomonedha.

“HERITAGE bën histori: Tokenizohet në blockchain prona e parë e patundshme në Shqipëri”, - nis titulli i një artikulli të botuar në ‘thebalkanista.com’.

Në një hap të rëndësishëm drejt revolucionarizimit të investimeve në pronat e patundshme në Shqipëri, Heritage ka kryer transaksionin e parë blockchain për një aktiv të paluajtshëm me Vlora Apartments Token (VLR\H), bëri të ditur Dorian Husi, CEO i Heritage.

Apartamenti është shitur me transaksion blockchain me vlerë 60 mijë euro.

Ky transaksion shënon një moment të rëndësishëm për tregun e pasurive të patundshme në vend dhe konfirmon risinë dhe përfitimet e tokenizimit të pronave në platformën Heritage.

Heritage është platforma e parë në Shqipëri që sjell teknologjinë blockchain në tregun e pasurive të patundshme.

Nëpërmjet tokenizimit, Heritage u ofron investitorëve mundësinë për të blerë pronësi të pjesshme në pronat më të mira në tregun e pasurive të patundshme luksoze në të gjithë Shqipërinë, duke iu lejuar diversifikimin e portofolit të tyre të investimeve dhe sigurimin e ekspozimit në këtë treg të lulëzuar.

Transaksioni i parë blockchain për një pronë të patundshme është një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të teknologjisë blockchain në këtë sektor.

Kjo teknologji e re sjell avantazhe të shumta për investitorët dhe tregun e pronave të patundshme përgjatë vijës bregdetare shqiptare dhe më gjerë.”- thuhet në artikullin në fjalë.

Në mbyllje të artikullit theksohet diçka me tepër rëndësi sa i përket kriptomonedhave dhe dyshimeve rreth ligjit për përdorimin e tyre në Shqipëri pa u krijuar kushtet e nevojshme.

“Platforma Heritage ka nisur edhe zbatimin e opsioneve të investimit për The Rock Tirana -Dubai, si dhe projekte të tjera aktualisht në fazën e negociatave me një vlerë totale që i kalon 2 milionë euro.”-mbyllet artikulli.

Dhe këtu në fakt hapet diskutimi.

A po shërben ligji për kriptomonedhat për të pastruar para në Shqipëri?

Dubai njihet si një vend parajsë fiskale dhe ekonomistët më në zë të vendit kanë hedhur dyshimet se pikërisht investimi në Portin e Durrësit do të jetë një prej skemave gjigante të pastrimit të parave.

Pak ditë më parë një sarandiot u arrestua në Greqi me dyshimin e përfshirjes në një skemë pastrimi parash në vlerë 250 milionë euro. Pastrimi i parave dyshohet se kryhej nëpërmjet agjencive imobiliare.

Një tjetër lajm i rëndësishem u publikua pak ditë më parë, por që mediat në Shqipëri nuk i “kushtuan” shumë vëmendje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raportonte se kinezo-kanadezi Changpeng Zhao, president i kompanisë Binance u vu në hetim nga FBI.

Zhao është president i një burse të këmbimit të kriptomonedhave, ndaj tij rëndojnë 13 akuza të ngritura nga rregullatorët amerikanë, të cilët e akuzojnë se ka ngritur një ‘rrjet mashtrimi’. Ky rrjet mashtrimi ka ushtruar presion duke bërë që Bitcoin të bjerë në nivelin më të ulët në pothuajse tre muaj.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka depozituar padinë në një gjykatë federale në Uashington.

Zhao nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Ai njihet si miku i Edi Ramës, gjë të cilën e ka pohuar vetë në nëntor të vitit 2022 pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë.

Siç është bërë tashmë e ditur Edi Rama rezulton mik i ngushtë me të gjithë njerëzit që dyshohen e merren në hetim nga FBI për skema pastrimi parash. Kujtoni rastin e aferës me McGonigall.

Ajo çfarë është dyshim duket se do të faktohet nëpërmjet bashkimit të copëzave të pazëllit, një skemë gjigante pastrimi parash, dhe ku duket se në çdo pjesë ka protagonist një shqiptar, qoftë ky vetë kryeministri i vendit apo edhe zyrtarë të lartë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco