Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Analiza/ Kalon mesdita, rrjetet sociale shprehen në favor të Belind Këlliçit

Analiza/ Kalon mesdita, rrjetet sociale shprehen në favor të Belind Këlliçit

13:23, 14/05/2023
A+ Aa A-

Matjet e specializuara që bëhen në rrjetet sociale, lidhur me komentet e reagimet për kandidatët në Tiranë, tregojnë se Belind Këlliçi kryeson dukshëm ndaj Erjon Veliajt.

Kandidati i opozitës përmendet më shumë.

Dhe po ashtu, komentet negative për Veliajn janë qartazi më të dendura.

Grafikat më poshtë tregojnë se çfarë po ndodh deri sot në mesditë.

Procesi zgjedhor sot për Bashkinë e Tiranës ka nisur me disa parregullsi. Identifikimi elektronik ka munguar në shumë qendra votimi. Ka raste kur përfaqësues të Veliajt, zyrtarë të Bashkisë e të rilindjes tentojnë të intimidojnë votuesit e komisionerët.

Këto duken si përpjekje të dëshpëruara të Veliajt, për të shkurajuar pjesëmarrjen. Por njerëzit po reagojnë, dhe është e pamundur që të manipulohet vota e tyre. Opozita ka marrë masa për të garantuar vullnetin e lirë të njerëzve.

Terra ka kryer një analizë të mediave sociale të dy kandidatëve politikë, Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj. Analiza krahasoi reagimet mesatare të postimeve të tyre nga 1 prilli deri më 13 maj me reagimet e postimeve të tyre sot. Rezultatet, siç tregohet në tabelë, tregojnë se z. Këlliçi ka një trend shumë pozitiv prej 47.15% në Facebook, ndërsa z. Veliaj ka një trend negativ prej 42.69%. Në Instagram, z. Këlliçi ka parë një rritje prej 57.95%, ndërsa z. Veliaj ka një trend negativ prej -74.27%.

Analiza është bërë deri në orën 12:42.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco