VIDEO/ Drejtoresha e shkollës në Paskuqan, Lindita Murati mbledh nxënësit në festë dhe bën fushatë për Rakip Sulin

20:13, 10/05/2023
A+ Aa A-

Nuk kanë fund skandalet e qeverisë në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, duke përdorur administratën dhe punonjësit e zyrave të shtetit në funksion të fushatës. 

PS ka rekrutuar edhe mësues e drejtorë të shkollave për t'i shërbyer zgjedhjeve. 

Për shkeljet e ligjit dhe të Kodit Zgjedhor, eksponentët e mazhorancës nuk shqetësohen, sepse ata ligjin e trajtojnë si duan vetë. 

Skandali i radhës ka ndodhur në një shkollë në Paskuqan, ku drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Lidhja e Prizrenit", Lindita Murati, ka mbledhur nxënësit dhe maturantët e gjimnazit "Isa Boletini" në një party dhe bën fushatë për Rakip Sulin. Festa ka qenë e organizuar nga kandidati i Edi Ramës. 

Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e Syri.net nga vetë maturantët.

Në videon që shihni duket drejtoresha e shkollës teksa mban fjalim politik dhe kërkon vota për Rakip Sulin.

E çuditshme është se krahas maturantëve të cilët votojnë këtë vit, drejtoresha e PS ka mbledhur edhe nxënës të klasave të IX, X, XI të cilët nuk kanë të drejtë vote.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco