Eksperti francez: Njeriu i Ramës dhe Soros validoi reformën në drejtësi

Eksperti francez: Njeriu i Ramës dhe Soros validoi reformën në drejtësi

09:31, 09/05/2023
A+ Aa A-

Një organizatë franceze ka publikuar një raport ku shpreh shqetësimet se miliarderi ultramajtist, George Soros po i shtrin tentakulat te Gjykata e Strasburgut.

Raporti është përgatitur nga Qendra Europiane për Ligj dhe Drejtësi. Në raport thuhet se kësaj gjykate i mungon pavarësia. Aty theksohet se shumë prej gjykatësve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut gjykojnë çështje në konflikt interes.

Drejtori i kësaj qendre, Gregor Puppnick, tha për gazetën franceze ‘Figaro’ se një nga shembujt më tipikë të kapjes së gjykatës nga Soros dhe Shoqëria e Hapur është gjykatësi bullgar Yonko Grozev. Ky i fundit ka qenë anëtar i shquar i Shoqërisë së Hapur për një kohë të gjatë, ndërsa ka themeluar dhe drejtuar Komitetin e Helsinkit në Bullgari. Edhe pse Komiteti i Helsinkit është përballur me qeverinë bullgare disa herë në këtë gjykatë, sërish Grozev nuk është përjashtuar nga trupa gjykuese në asnjë rast.

Por rasti më flagrant, sipas Puppnick është ai i gjyqtarit shqiptar Dorian Pavli. Në raport ngrihem dyshime për vërtetësinë e CV-së së tij dhe akuzohet gjykata se nuk i ka kontrolluar deklaratat e gjyqtarëve të saj.

Gregor Puppinck thotë se asnjë organizatë juristësh në SHBA, ky Pavli ka punuar për Shoqërinë e Hapur, por as në Shqipëri, nuk ka konfirmuar cilësinë e pretenduar të avokatit nga ana i tij.

Kujtojmë se një revistë e njohur franceze shkruante para disa ditësh se Pavli është promovuar vetëm pse është kushëri i kryeministrit Edi Rama.

Puppinck sugjeron që gjykata të publikojë dokumentet mbështetëse që vërtetojnë cilësitë e pretenduara nga gjyqtarët e saj.

Ndërkohë në një intervistë për kanalin e Qendrës Europiane për Ligj dhe Drejtësi në YouTube, Puppinck hedh të tjera akuza ndaj Pavlit, duke thënë se ka shqyrtuar një vendim për çshtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, për të cilën ka punuar vetë.

“Në fund të komunizmit në Evropën qendrore, disa organizata, disa fondacione, financuar veçanërisht nga fonde amerikane, shërbime sekrete, apo ‘Shoqëria e Hapur’ nga George Soros kanë investuar shumë në vende të vogla në Evropën lindore për të përgatitur dhe shoqëruar tranzicionin demokratik. Kanë investuar miliona dollarë.

Për shembull Shqipëria që është një vend i vogël me 3 milionë banorë, por “Shoqëria e Hapur” dhe shërbimet amerikane kanë investuar qindra milionë dollarë në këtë vend të vogël për reforma dhe për nxitur demokracinë. Mund të themi.

Me një vizion ekstremisht liberal, që imponon, eksporton të ardhmen, një kolonializëm kulturor ose institucional. Edhe Këshilli i Evropës në një farë mënyre është shtyrë të pranojë këtë si rastin që t’u mësojë vendeve të Evropës qendrore demokracinë.

Pra ka ndodhur ky investim nga Perëndimi për Evropën qendrore për të edukuar me demokracinë e Evropës perëndimore.

Dhe kjo është e vërtetë. Për shembull në Shqipëri “Open Society” ka investuar shumë në Shqipëri të mbështesë një figurë të opozitës politike dhe arrin ta zgjedhë kryeministër. Pra merr këtë fitore politike, falë investimeve dhe e shoqëron që të realizojë programin politik të kryeministrit shqiptar e pikërisht reformën në drejtësi, që ka ndodhur në Shqipëri. Një shembull që ka ndodhur me mbështetjen e fondeve amerikane.

Dhe një nga figurat kryesore te kësaj reforme në drejtësi që punon për “Open Society”, që ka punuar për këtë organizatë të drejtave të njeriut në Nju Jork, në vijimësi është propozuar nga qeveria si njeri i besuar që të bëhet gjyqtar në Strasburg.

Ai është zgjedhur gjyqtar në Strasburg. Dhe kështu një investim që përfundon të jetë fitimprurës. Nuk ka ndonjë redaktim të veçantë vetëm se një investim i veçantë për shume vite që sjell frytet në gjirin e këtyre institucioneve.

...Kemi arritur të zbulojmë rreth 54 raste të konfliktit të interesit në GJEDNJ. Ka një numër të lartë të këtyre rasteve. Ne shikojmë një rast tematik siç është rasti i gjyqtarit shqiptar që ka marrë pjesë në ‘Reformën në Drejtësi” në Shqipëri’ dhe kur ka arritur këtu në Strasburg ai ka marrë në shqyrtim çështje që kontestojnë këtë reformë të drejtësisë dhe ai ka validuar reformën ku kishte marrë pjesë. Pra ka një konflikt interesi,” tha Puppinck.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco