Zgjedhjet/ Berisha akuza Safet Gjicit për blerje votash: Prishi përmendoren e Lumës

20:29, 06/05/2023
A+ Aa A-

Në vijim të turit të tij elektoral, kreu demokrat Sali Berisha u ndal në Kukës ku u prit me entuziasëm nga qytetarët.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryebashkiakun socialist Safet Gjici për prishjen e përmendores në Lumë si dhe për shantazhet për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve.

"Safet, me aktet që ke bërë të jesh turp dhe do të hiqet qytetaria e Kukësit. Sikundër, sa të vijë qeveria e PD, do të heqim shtetësinë fare. Se, cili është pasioni yt për lekë, atë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria, jo më KUkësi, zoti i ruajttë bankat nga ti. Pasioni yt për krimin elektoral të jesh i bindur që do të të ndjekë deri ditën e fgundit të jetës tënde. Shpërndaj sa të duash para do të përgjigjesh deri ditën e fundit dhe i pashpresë. Qytetaria nga Kukësi, nënshtetësia shqiptare do të të hiqet për aktin makabër që ke kryer, ke prishur përmendoren e gjenocidit të Lumës. Gjenocidi i Lumës është i përshkruar në të gjitha traktatet botërore të gjenocidit. Safet, shko pak në Përbreg, 420 fëmijë, burra, gra i kanë djegur. Shko në Topojan, 620, në 1913. Çfarë kishe ti me përmendoren e tyre? Turp dhe faqe e zezë. Shqiptar nuk je më", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco