Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Turi në jug/ ​Berisha: Socialistët e urrejnë Rilindjen! Mirela Sherri dhe Elira Kokona, pjesë e disa aferave

Turi në jug/ ​Berisha: Socialistët e urrejnë Rilindjen! Mirela Sherri dhe Elira Kokona, pjesë e disa aferave

12:51, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp pas turit në jugun e vendit, se socialistët e urrejnë masivisht sektin e Rilindjes.

“Në jug konstatova se socialistët urrenin masivisht Rilindjen si një sekt hajnie.

Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët. Por nga ana tjetër, e sigurt është se kandidatët e primarëve do jenë kandidatët e fitores.

Libohova, ju e patë vetë, një pritje e zjarrtë, një revoltë e thellë. Se çfarë kishte bërë Edi Rama me ndrikull-Sherrin, kishin hequr kandidatin e tyre dhe kishin vu kushëririn e parë të kandidatit të primareve. Konstatova se në Libohovë, deputetes Kumbaro nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri.

Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, të cilat përbëjnë secili vepër të rënda penale, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

Adil Xhelili, kandidati ynë, kishte një simpati të madhe në banorët e Libohovës, kishte një projekt të vërtetë për ndryshimin e Libohovës...

...Një situatë dramatike, por një vendosmëri e madhe për një kthesë historike. Një vetëdije e plotë se Edi Rama përbën një rrezik.

Regjimi i tij është shkatërrimtar për Shqipërinë dhe jugun. Por kudo konstatova se atë në fakt e konsideronin gjithashtu të përfunduar me aferën McGonigal.

Banorët kudo ishin të sigurt se shumë shpejt e pret fati i McGonigalit dhe nuk kishin ndërmend të besonin mashtrimet e tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco