Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

VIDEO/ Deputeti britanik: Primaret e PD, proces shumë inkurajues dhe premtues për Shqipërinë

20:45, 13/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti konservator i parlamentit Britanik, Henry Smith ndodhej në një vizitë në Shqipëri, ku ka zhvilluar takime të shumta. Pas këtyre takimeve, ai ka dhënë një intervistë për SYRI TV.

Gazetari Bledian Koka, që ka biseduar me deputetin konservator, e ka pyetur atë në lidhje me bisedën e zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Smith ka treguar se ka vlerësuar shumë procesin e primareve brenda PD-së, duke e cilësuar si një proces inkurajues dhe premtues për Shqipërinë.

-Bledian Koka: Cilat ishin temat kryesore të diskutimit tuaj me Z.Berisha?

- Henry Smith: Ai ishte shumë i shqetësuar për statusin që i është dhënë, por gjithashtu unë mendoj se ishte e nevojshme të diskutonim se si Partia Demokratike, përpara zgjedhjeve vendore në Maj, kanë kaluar një proces primaresh për të zgjedhur kandidatët e tyre, gjë që unë mendoj se është inkurajuese. Është një proces i hapur që nënkupton se kandidatët kanë një gamë të gjerë të njerëzve që kanë vendosur se kush do t’i përfaqësojë. Mendoj se ky është mjaft interesante dhe një zhvillim premtues këtu në Shqipëri.

-Bledian Koka: Gjatë dy viteve të fundit, Partia Demokratike në Shqipëri ka hyrë në një proces ripërtëritje, veçanërisht në fushën ideologjike dhe ata po shohin gjithnjë e më shumë drejt konservatorizmit. Çfarë do t’i sugjeronit Partisë Demokratike në këtë drejtim dhe çfarë mund të bëhet më tej për të forcuar marrëdhëniet mes Partisë konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Partisë Demokratike në Shqipëri.

- Henry Smith: Parimet e mija janë parime konservatore, ky është sfondi im politik. Unë besoj në shtetin e vogël, unë besoj tek taksat e ulëta dhe unë besoj tek politikat që fuqizojnë familjen, kombin. Personalisht mendoj se të gjitha këto janë pozitive për një shoqëri. Këshilla ime për çdo parti konservatore që kërkon zgjedhjen, është të ofrojë një alternativë të qartë ndaj asaj që ka për të ofruar. Mendoj se nëse ofrohet një alternativë e qartë atëherë partia ka më shumë gjasa të jetë e suksesshme.

-Bledian Koka: Urojmë që deri në fund të kemi suksesin. Ju falënderoj për intervistën.

- Henry Smith: Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco