Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Eksperti i ekonomisë: Shqipëri ka humbur pikë krahasuar me vitet e mëparshme, ka 75% të varfër

16:53, 13/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, eksperti i ekonomisë Enriko Ceko analizoi raportet e BB dhe FMN-së që tregojnë se Shqipëria është zhytur në varfëri e pabarazi.

Duke sjellë edhe raporte të institucioneve të tjera shumë të rëndësishme ndërkombëtare, Ceko theksoi se Shqipëria ka humbur pikë krahasuar me vitet e mëparshme.

Sipas ekspertit, Shqipëria nuk ka 25% të varfër por ka 75% të varfër dhe diferenca mes këtyre tre shtresave është shumë e vogël.

Ceko: Raportet e FMN-së dhe BB nuk janë të vetmet që analizojnë gjendjen e Shqipërisë. Ka dhe disa institucione të tjera shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Do të përmendja Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, raportet e OSBE-së, raportet e OECD-së dhe raportet më të rëndësishme të OKB-së në të cilat Shqipëria ka humbur pikë krahasuar me vitet e mëparshme. Dhe këtu nuk bëhet fjalë thjesht për të ardhurat sepse edhe po ta marësh hollë hollë atë punën e të ardhurave nuk është se të ardhurat ndahen në mënyrë të barabartë mes qytetarëve sepse jo çdo qytetar shqiptar ka 19 mijë dollarë të ardhura për frymë në vit. Po ta marësh produktin e përgjithshëm kombëtar 15 miliardë euro pjesëtim për 2.8 milionë banorë bëjnë 5100 euro nuk bëjnë 19 mijë euro kështuqë duhet të flasim për të ardhura reale dhe jo të ardhura surreale që janë në mendjen e ndonjë filozofi apo financieri që nuk e di se sa lekë shkojnë në xhepat e qytetarëve.

Shqipëria ka humbur pikë. Kur flasim për varfërinë ne mund të bëjmë një ndarje të shtresave në Shqipëri dhe vetë BB ka deklaruar 25% e popullsisë shqiptare jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë dhe është kjo shtresë që 70% e të ardhura të saj e shpenzon për ushqime.

Gjendja për këtë 25% të popullsisë shqiptare është super alarmante. Kemi dhe një shtresë tjetër 25% që jeton me 300-500 lekë në ditë dhe kemi një 25% të popullsisë tjetër që jeton me 700 lekë në ditë. Shqipëria nuk ka 25% të varfër por ka 75% të varfër dhe diferenca mes këtyre tre shtresave është shumë e vogël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco