Veliaj në sulm: Rama edhe banjon e kishte pa ujë, thithte zorrën nga bolieri

Veliaj në sulm: Rama edhe banjon e kishte pa ujë, thithte zorrën nga bolieri

13:23, 13/04/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon sulmet indirekte ndaj Edi Ramës. Këtë herë, në një intervistë për Klan News, ai ka rrëfyer se si e ka gjetur zyrën e kryebashkiakut, të cilën Rama e ka mbajtur për më shumë se një dekadë.

Duke qenë se Veliaj vazhdimisht thotë se Lulzim Basha ishte një gjumash gjatë kohës që qeverisi Tiranën, të gjithë akuzat e tij bien direkt mbi Ramën.

“Unë kam dy mandate kryetar bashkie, por nuk kam për të harruar ditën e parë, është hera e parë që po e them në një studio këtë, ditën e parë në bashkinë e Tiranës, në katin e dytë ku hyjnë personalitetet, ka ardhur Princi i Monakos, kanë ardhur kryeministra, presidentë, gjithë paria e botës që vjen, çelësi i kryeqytetit dhe ne mbarojmë atë ceremoninë e betimit dhe shkojmë në kat të dytë.

Unë, ti e di që unë jam tip sportiv, nuk vesh kollare e gjëra. Kulloja në djersë, aty korrik a gusht çfarë ishte ai betimi i parë, bëmë një pritje të vogël, kishin ardhur autoritetet fetare, gjithë çfarë ishin këta VIP-at e njerëzit e rëndësishëm të qytetit dhe duhet të shkonim në tualet. Te tualeti i katit të dytë, pra ku shkon paria e Shqipërisë që vjen në bashki, aty gjej një fuçi të madhe, fuçi, fuçi nga ato të Albpetrol-it, fuçi e çarë, fuçia me ujë, kishte një zorrë dhe njëri e thithte zorrën që të vazhdonte uji dhe të rrëshqiste në mënyrë konstante, pra të improvizonte një galixhan për një “alla turka” aty.

Ndërkohë kishte një skaldabanjë sipër dhe kushdo që vinte si personalitet, i jepej një top letre higjienike që ta merrte me vete, domethënë kjo ishte gjendja e ujit dhe e kanalizimeve në Tiranë. Pra, në shtëpinë, se shtëpia e qytetit, e kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, e kryetarit të bashkisë që me demek përfaqëson kryeqytetin e gjithë shqiptarëve,” tha Veliaj.

Kryeministri dhe kryebashkiaku janë përfshirë në një përplasje që ditën e parë të nisjes së fushatës. Rama nuk e ndali ironinë dhe përçmimin ndaj Veliajt në një takim publik.

Kurse reagimi për zyrën e Ramës duket se është një përgjigje tjetër indirekt e Veliajt pas fyerjeve të Ramës.

Edhe para pak ditësh, Veliaj sulmoi Ramën duke thënë se e kishte lënë Tiranën me 10 përqind furnizim me ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujt ia la fajin?13/04/2023 14:27

Veliaj shkruan për Bashën që e kishte lënë në atë gjendje tualetin dhe ju ia veshni sikur e ka për Ramën. Ku guxon Veliaj t'ja rasë Ramës fajin?!

Shto koment

Denonco