KAFE SHQETO: Kur do të kemi linja urbanë të sigurtë e komodë? - Flasin Silvi Bardhi dhe Kostandin Foni

KAFE SHQETO: Kur do të kemi linja urbanë të sigurtë e komodë? - Flasin Silvi Bardhi dhe Kostandin Foni

07:22, 11/04/2023
A+ Aa A-

Prej vitesh transporti urban në Tiranë lë shumë për të dëshiruar dhe këtë e kanë konfirmuar shpesh vetë qytetarët të cilët janë shprehur se të gjitha linjat kanë pothuajse të njejtat probleme përgjatë shumë viteve. Të shumta kanë qenë reagimet e opozitës për muaj me rradhë ku kanë denoncuar shpesh kushtet e këqija në të cilat transporti urban, por si duket ende institucioni përkatës nuk e ka marrë në konsideratë. 

Natyrshëm lind pyetja, edhe sa aksidente apo djegie në ecje duhet të ndodhin që instancat përkatëse të vënë dorë dhe të kemi linja urbane të sigurtë dhe komod?

Për këtë problem flasin sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV:

Znj. Silvi Bardhi - Zëdhënëse e fushatës së kandidatit për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi

Z. Kostandin Foni – Kryetar i Shoqatës së Transportit Publik

Të shumta kanë qenë rastet kur linjta e ndryshme urbane janë përfshirë në aksidente të shumta, ku fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar.

Kujtojmë këtu rastet, sidomos atë tek Shallvaret ku mund të ishte kthyer në një tragjedi, pasi urbani plot me njerëz mori para vetes 9 makina dhe fati deshi që askush të mos e humbiste jetën.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi 10 muaj më parë ku një urban i së njëjtës linjë përfundoi në Lanë. Fatmirësisht edhe atëherë nuk pati viktima, pasi autobusi qëndroi drejt. Më pas pasoi me një urban i linjës së Saukut i cili u përplas me një karrotrec, ndërkohë që gjatë muajve të fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet e shërbimit publik të transportit.

Ngjarja më e fundit ka qenë ajo e ditës së djeshme në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku autobusi ka shpërthyer në flakë dhe qytetarët kanë dalë të tmerruar nga frika se do ngelin brenda të mbyllyr. Si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht motori i mjetit urban.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco