Berisha: Flisni me çdo socialist, me çdo pa parti, të bashkohen me ne, të firmosin ndryshimin me 14 maj!

Berisha: Flisni me çdo socialist, me çdo pa parti, të bashkohen me ne, të firmosin ndryshimin me 14 maj!

07:12, 06/04/2023
A+ Aa A-

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit në Divjakë, Aurel Malko.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Divjakës, mirënjohjen më të thellë, falënderimet më të përzemërta, ju që jeni sot këtu në sallë, atyre që po dëgjojnë jashtë, të gjithë banorëve të këtij qyteti të bekuar të bashkisë Divjakë, të gjithë banorëve të fshatrave të kësaj bashkie kudo që janë sot, në shtëpitë e tyre, në Lushnjë, në Shqipëri, në emigracion, përshëndetjet e mia më vëllazërore, urimet më të përzemërta. 

Një mirënjohje të thellë dua të shpreh unë për banorët e Divjakës, për mbështetjen që i kanë dhënë PD-së që në themelimin e saj, unë përulem me nderim të madh para shpirtit të tyre punëtor, atdhetarisë së tyre. 

I nderuar zoti drejtues politik për qarkun e Fieri, deputeti Luan Baçi. E nderuar deputetja e Divjakës, zonja Ilda Dhori. E nderuar kryetare e degës së PD-së Divjakë, zonja ElisabetaRredhi.

I dashur kandidati ynë për bashkinë Divjakë, dhëndërri i lirisë, fituesi i zgjedhjeve të ardhshme, Aurel Malko. I dashur zoti Myslim Murrizi, i dashur zoti Eduart Sharka, të dashur kandidatë për kryetarë bashkie të Fierit, Mallakastrës, Roskovecit, Patosit, një përshëndetje vëllazërore për të gjithë ju nga qytetarët e Divjakës. 

Miqtë e mi! 

Për mua dhe për ju sot është një ngjarje shumë e veçantë, sepse në 32 vite ne kemi paraqitur periodikisht kandidatët tanë për qytetarë të parë të Divjakës, për deputetë, por sot ne paraqesim për herë të parë si kandidat tuajin për qytetar të parë, njeriun që keni zgjedhur vetë. Njeriun që ju i keni besuar këtë detyrë, njeriun që me guxim është paraqitur para jush me besimin se do të meritonte votën tuaj. 

Ne në këtë proces, vendosëm një standard të ri, i cili në thelb nuk ka asgjë tjetër veçse respektimin e dinjitetit tuaja, respektimin e vullnetit tuaj. Kjo na mungonte dhe këtë ne e rivendosëm për ta mbajtur njëherë e përgjithmonë mes nesh.

Kandidatët tanë kudo që janë, vijnë ballëhapur para qytetarëve, vijnë pasi janë provuar, besuar nga vullneti i tyre. Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafias, vijnë në një mënyrë që askush nuk e merr vesh. 

Dje isha në Has. Kandidati i Hasit kishte dy emra dhe 4-5 arrestime. Ishte si puna e atij, që keni para këtij Gorresë, si puna e Kokoneshit. Kandidatët e krahut tjetër në tërësi, janë vëllezër në vese me kreun e tyre, janë të sprovuar në aktet e vjedhjes dhe shpërdorimit. Por ata kanë një tipar të përbashkët, ata për qytetarët nuk duan të ja dinë, atyre nuk ua ndjen aspak për problemin e qytetarë.

Ju garantoj se Aureli dhe të gjithë kandidatët e primareve, janë dhe do jenë shërbëtorë tuaj. Janë dhe do të jenë menaxherë, drejtues me transparencën më të madhe të kësaj bashkie dhe çdo bashkie. Se ata në standardet më transparente do të përdorin çdo qindarkë të taksave tuaja apo burimeve tjera, për të ju mbështetur ju, fermat tuaja, biznesin tuaj, ndryshimin, infrastrukturën, pra për një zhvillim të pandërprerë të komunitetit dhe bashkisë.

Divjaka është një bashki me specifikat e veta. Ndofta nuk ka një vend tjetër në Shqipëri dhe Europë që të ketë njerëz më punëtorë se ju, ua them unë. Por nuk ka një vend tjetër në Shqipëri dhe Europë që të gërshetojë në një, fushat e saj, të cilësisë më të lartë, njerëzit e saj punëtorë të palodhur, brigjet mahnitëse, rërën mahnitëse, lagunën e famshme. Pra, burime natyrore që përbëjnë një parajsë tokësore. 

Por çfarë ndodh në Divjakë, çfarë ndodh në Lushnje, në Fier, Vlorë dhe kudo. Divjaka, Lushnja, Fieri, Vlora, Shqipëria, braktisen dhe braktisen, sikur të ishin toka të mallkuara, vend i mallkuar dhe jo sikur të ishin tokë e bekuar, vend i bekuar. 

Në 8 vite, ne sot të gjithë jemi të pakësuar, më të pakësuar se kurrë. Kudo 1/3 e njerëzve tanë na mungojnë, kudo ndihet shkretim, kudo gjenden apo shikohen suksese që shuhen, biznese që falimentojnë, ferma që falimentojnë. 

84% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Një dëshpërim ka pllakosur mbarë vendin. Shqipëria nuk ndodhet në një pushtim të huaj, megjithatë pikëllimi i shqiptarëve, mosbesimi i tyre bëjnë që të ikin, të largohen dhe vetëm të largohen. 

Në 8 vite janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po ti marrim edhe ato që kanë ikur në vende të tjera, bëhen mbi 1 mln shqiptarë. Asnjë luftë, asnjë luftë kurrë ndonjëherë nuk ka pakësuar me 33-35% një komb, sado e egër që të ketë qenë ajo. 

Luftën e parë botërore në Shqipëri shkelën 6-7 fuqi të huaja, megjithatë ne humbëm 10% thonë statistikat, por ta zëmë edhe gjer në 20%. Kurse në paqe ne kemi humbur në 8 vite, 33% të popullatës. 

U ndala në këtë analizë për të shtruar para jush dhe për të ftuar ju që të mendojmë për këtë situatë, të mendojmë se asgjë njerëzit pa një dashuri nuk mund të realizojnë. Familja nuk mund të mbahet pa dashurinë, vendi nuk mund të mbahet pa dashurinë tonë. Shqipëria sot ka nevojë jetike, ka nevojë urgjente për një grimë dashurie nga çdo shqiptar në mënyrë që të marrë drejtimin që meriton. 

Me 14 maj të gjithë e kemi në dorën tonë, duke votuar Aurelinne votojmë ndryshimin. Votojmë ndryshimin i cili sot për çdo shqiptar, sot për Shqipërinë ka atë rëndësi që ka oksigjeni për njeriun, që ka ajri për zogun që të fluturojë. Ndaj dhe zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, nuk janë zgjedhje thjeshtë për qeverinë vendore. Jo janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

A do të rrokullisemi ne në këtë mënyrë, në mënyrë që pas 8 viteve të tjera, 66% e shqiptarëve të mos jenë në Shqipëri, dhe pas 16 vitesh nuk merret vesh se sa do të qëndrojnë. Apo do ti themi stop kësaj situate?! 

Është një rast historik për çdo shqiptar që të ngrihet në nivelin e misionarit dhe të votojë ndryshimin. E vërteta është se ndryshimi është në duart tuaja dhe pavarësisht nga shumë vërejtje që mund të keni për PD-në, për njërin apo tjetrin, ju garantoj se ata që ju krahasojnë ju, krahasojnë natën me ditën. 

Unë nuk po hyj tani të bëj një analizë të thelluar të dallimeve, por një gjë ta dini, ne qëndrojmë gjithçka për interesat e qytetarëve. Ne bëmë gjithçka në ato 8 vite të dyfishojmë rrogat, dyfishuam pensionet, vendosëm subvencionet në bujqësi, ndërtuam një infrastrukturë nga jugu në veri, Shqipërinë e anëtarësuam në NATO.

Pra, nuk është e vërtetë se janë njëlloj të dy grupet, dallimi është shumë i madh, jashtëzakonisht i madh. 

Në vitin 1992, shqiptarët kishin si të ardhura për frymë, 204 dollarë. Ishin të tretët më të varfrit e planetit pas Ugandës dhe Angolës. Me lumenjtë e djersës tuaj, me mundin tuaj, me reformat, me transparencën ne ja dolëm në vitin 2008 të kalojmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ne ja dolëm të kemi në vitin 2012, rrogat më të larta në rajon se të gjitha kombet e tjera, përfshirë edhe dy prej tyre që ishin anëtarë të BE-së, bullgarët dhe rumunët. 

Ne ja dolëm ju të jemi të mëkëmbur, por të kemi në varfëri në largim, të jemi në një ngjitje të vërtetë. Dhe kjo çfarë solli? Kjo solli që nga 2007-2014 numri i banorëve në Divjakë, numri i banorëve në tërë Shqipërinë u rrit nga viti në vit. U shtua besimi tek shqiptarët se jeta ndërtohet dhe e ardhmja ndërtohet në Divjakë, Lushnje, në Shqipëri dhe Shqipëria pra po ecte, po ngjitej. 

E kundërta, u përmbys pas konsolidimit të pushtetit të rilindjes. Erdhi një grup i cili varfëroi shqiptarët. 

Tani do të mendojmë për një moment. Në 2013 thashë nuk ishim të mëkëmbur, por ne qëndronim këtu, ne lëviznim lirshëm, por popullata rritej, sepse kishte një besim, kishte një optimizëm. Kurse sot rrogat janë këto që i dini, megjithatë varfëria është e frikshme, varfëria është në rritje, ndaj dhe njerëzit ikin.

Problemi numër 1 i shqiptarëve është problemi ekonomik. 

Po pse thoni ju, çfarë ndodh sot. Sepse sot nga 2013 gjer këtë vit, çmimet janë rritur nga viti në vit. Vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush ka humbur 430 mijë lekë, sipas ekspertëve. Imagjinoni, pra ka humbur pothuajse një rrogë, në një kohë kur ai që shëtit me avion personal dhe dhomë gjumi, shëtit gjithë botën, kishte premtuar për ju rrogën e 13, pensionin e 13. Tani faktikisht merrni 11 rroga, 11 pensione, kjo është e vërteta. 

A i dëgjoni ata deputetë aty në parlament ju, të tyre, e pabesueshme. Sikur nuk ekzistoni, sikur nuk keni halle, sikur ju keni të gjitha atributet e tyre. Por çfarë ndodh në realitet. Në realitet ata vjedhin mundin dhe djersën tuaj 80-90% të saj në mënyrë absolute. 

E kemi një problem, edhe ua kërkoj ju që të ndaleni me çdo qytetar. Për fat të keq ka akoma nga ata qytetarë që thonë, hë mose ato para të qeverisë janë, nuk janë të miat. Hë mo se ato prona të qeverisë janë, nuk janë të miat.

Miqtë e mi! 

Qeveria nuk ka asnjë qindarkë, përveç parave tuaja. Çdo qindarkë e qeverisë merret nga djersa, taksa, pasuritë tuaja. E them këtë se në rast se qytetarët do ta kishin të qartë se si ju vidhen pasuritë atyre, këtë qeveri nuk do ta pranonin as 24 orë. Jo. Por tani ama, vjedhin haptas për fushë, nuk kanë asnjë kufi.

Ndërtojnë kilometrin e rrugëve, rrugën anësore Lekaj-Fier, e ndërton me 7.2 mln euro. Autostrada Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, ka kushtuar 1.3 mln euro kilometri. Autostrada Rrogozhinë-Lushnje, 1.5 mln euro kilometri, autostrada Lushnje-Fier ka kushtuar 1.2 milionë euro. Bajpasi që ka standardet më të larta, i ndërtuar me paratë e bankave, se i mbikëqyrin bankat, ka kushtuar 2.8 mln euro.

Kurse ajo që ndërtohet me paratë tuaja të buxhetit, kushton 24 mln euro, kushton 27 mln euro. Po pse, sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin. Kjo është e vërteta.

Shkollat, ka manuale ndërtimi, manuali i BE-së për ndërtimin, manuali i SHBA-së për ndërtimin. Janë manualet më kryesore që sot përdoren. Ato diktojnë çdo çmim nga gozhda tek betoni, tek soleta tek çdo gjë tjetër. Mbi këto manuale me paratë e donatorëve në Tiranë, të mbikëqyrura nga PNUD-i, shkolla ndërtohet me 680 mijë euro. Me paratë tuaja, të taksëpaguasvetuaj, shkolla ndërtohet 6 mln euro. Ndërtohet pra sa 8 apo 10 shkolla. Po pse, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. 

Kjo është e vërteta.

Dhe del tani pas 8 vitesh dhe thotë se do ti rrisim rrogat aq, do ti rrisim rrogat kaq. Mashtron në mënyrë të paskrupullt, harron se shqiptarët e dinë se kush është ai.

Po lexoja sot duke ardhur këtu, thoshte se tani, ata që duan të operohen brenda 2 ditësh, ata duhet të paguajnë. Shkatërrimi përfundimtar i kujdesit shëndetësor. Ai që ka nevojë për tu operuar ai duhet të presë në radhë, sa të operohen të gjithë ata që kanë mundësi dhe ai të vdesë nga sëmundja pa u operuar. 

Pa më thoni ju mua. A mund të pranohet një diskriminim i tillë. Por meqë jemi këtu, a do më falni të lexoj se çfarë thoshte ky, kur erdhi në pushtet, pikërisht për këtë, pikërisht për shëndetësinë: Shërbimi shëndetësor dhe kujdesi shëndetësor në shkallë kombëtare do të jepet falas qytetarëve, 1. Prisni pak ju lutem. Kujdesi shëndetësor do të jepet sipas nevojës, jo sipas mundësisë, jo sipas xhepit. Kurse tani u thotë shqiptarëve, kujdesi sipas xhepit. 

Ne duhet të arrijmë në një arsyetim njëri me tjetrin, pse duhet të pranojmë të trajtohemi në këtë mënyrë nga një njeri i cili ulet në darkë, darkon me 10 mijë euro. Nga një ministre që ulet e darkon me biftek 1 mijë euro, sa një ka. Shkoni mbrapa në oborrin e kryeministrisë që nuk e sheh kërkush përveç atij, blihet vazoja 4 mln euro. 

E keni këtu ju, çfarë bëri ky Kokoneshi, ndërtoi agrobiznes zonjës së tij. Ku e ka një lokal, ka ndërtuar një fermë. Ndërtoi duke dhënë me para të ministrisë së Bujqësisë, inkriminojnë dhe familjarët, vënë vëllain, përgjegjës të kompanisë, bashkëshorten dhe tjerë me radhë. Dhe ky zotëria merrte toka për vete, çfarë do të thotë për bashkëshorten, ato të gjitha i ka marrë për veten e tij. 

Olsi ortak me Amant Josifin, baxhanaku i tij, absolutisht mbi 100 tendera, një Fangu, Fangu, thjeshtra në dhjetëra e dhjetëra tendera, jo morë zotëri nuk mundet kurrë që familjarët e pushtetarëve të fitojnë tendera. Familjarët e pushtetarëve të merren me biznes privat, të funksionojnë me kompani private, por ata kurrë nuk mund të jenë ortakë përfitues as të parë as të dytë në tenderat publike. Dhe kjo ju garantoj se do të ndodhë, do të jetë një nga rregullat që Aureli do të vendosë dhe PD-ja do të vendosë në Shqipëri. 

Pra zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ti dhënë një goditje të merituar këtij ekipi që funksionon si organizatë kriminale dhe varfëron në mënyrë më të pamerituar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i shndërron në pasuritë e tyre, në pasuri të qeveritarëve njëlloj si pushtues dhe për të tjerët, i shndërron Shqipërinë, Divjakën si një tokë të mallkuar. 

Unë garantoj fermerët e Divjakës, se në programin tonë, një objektiv, subvencione sa mesatarja e vendeve të Ballkanit. Në qoftë se me rroga dhe pensione ju jap fjalën se do të ngjitemi prap në krye, se Shqipëria është më e pasur se çdo vend i Ballkanit dhe banorët e saj duhet të gëzojnë pasuritë e saj, për fermerët hapi i parë dhe i rëndësishëm do të jetë, subvencionimi në mesataren e vendeve të Ballkanit.

Të shifni ju diferencën që ekziston në subvencionimin e fermerëve mes fermerit në Divjakë, Myzeqe, Shqipëri dhe atyre në Kosovë, kuptoni se çfarë qëndrimi armiqësor mban qeveria ndaj fermerëve.

Unë lexova para dy javësh vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës; subvencionim për çdo sipërfaqe, çdo prodhim, çdo shitje, çdo përpunim. Çdo hektarë grurë, 400 euro. Çdo hektar vreshta, 1 mijë euro. Çdo hektar sera, 1 mijë euro. Çdo fidan, çdo litër qumësht, të gjitha me subvencion. 75% mbulim i garantimit të prodhimeve nga qeveria. Çmim tavan për çdo prodhim që mbetet pa shitur apo prishet nga moti. Po sigurisht, që nëse ti nuk i krijon disa garanci atij, i vjen breshëri këtë vit dhe ja prish të gjitha e shef që del me humbje dhe ja mbath, ikën, nuk kam ç’të bëj më këtu thotë. 

Por nëse ti, e garanton atë, se atë dëm që bëri breshëri do ta paguajë me çmimin e shitjes së prodhimit, se atë dëm që u bë nga mbiprodhimi do të paguaj unë, ai vazhdon punën, ai vazhdon prodhimin. 

Kosova për çdo lopë financon 90 euro. Nuk po them Franca, Franca 3 euro në ditë, po marrim Ballkanin se jemi Ballkan. Kosova për çdo dhi, 25 euro, për çdo dele 25 euro. Por përveç këtyre, për çdo bletë 25 euro, për çdo derr 25 euro. Por përveç këtyre, për çdo litër qumësht 0.3 euro. 

Po mirë thoni ju, i hedhin ata parë? Jo kërkush, përkundrazi edhe më shumë po të subvencionosh, më shumë fiton. Fiton fermeri, fiton shteti, fiton shoqëria. Nuk ka humbje këtu.

Ndaj dhe ne duhet të ulemi me çdo fermer. Edhe njëherë, ne në periudhën 2005-2013, ua them ju këtu, ne në fshat dhe në zonën rurale ne kemi investuar 3.2 miliardë euro. Kemi investuar më shumë se kudo dhe se kurrë. Duheshin prap, edhe 2 miliardë për të ndërtuar infrastrukturën e plotë, sepse parimi ishte dhe do të jetë, në çdo fshat infrastrukturë të barabartë me lagjen e qytetit, ndryshe ai nuk ka pse rri atje. Do ta bësh infrastrukturën njëlloj si në qytet, pastaj punën e bujqësisë e zgjidh ai vetë dhe vepron. 

Ku janë investimet e tyre në fshatra. Ku janë. Kudo që shkoj në rreth nuk gjej 1 km rrugë në zonat rurale. Po një qeveri armiqësore që vendos TVSH-në në shitje dhe jo në blerje, po këtë nuk e bën kërkush kurrë more, është në kundërshtim me ligjin. I imponon përpunuesit të blejë prodhimet që vijnë nga jashtë. Para dy javësh, një ish kryetar komune, njeri i respektuar, fermer i apasionuar kishte prerë plantacionet e mollës në Korçë dhe kishte ardhur në Tiranë. Nuk më dilte tha, zero në fund. 

Hapi kufirin me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe dyndet tregu. Po nuk ka vend në botë që e bën këtë. Çdo vend bën një mbrojtje sezonale për prodhuesit e vet. Padiskutim. E bën Franca, Gjermania, e bën Italia, e bën çdo vend këtë. Kurse ky sill mollët e Maqedonisë dhe kalbi mollët e Korçës. Jo more zotëri, do ti mbaj njëherë të shiten këto të miat dhe pastaj do të shof. Dhe ne e bënim këtë, nuk kishim asnjë sherr me asnjë nga fqinjët dhe ata e dinin se e bën çdo vend njëlloj mbrojtje dhe kjo do të bëhet. 

Ndaj është koha që sot çdo fermer duhet ta ketë të qartë se te kjo qeveri ka një armik të vërtetë. Ka një armik të fermave të tij.

Është gjëmë, është lëngim për Myzeqenë nëse dimë numrin e pafund të lopëve të rracës që janë therur në këtë trevë. Në vitin 2013, Myzeqeja kishte 35 mijë lopë rrace. Shqipëria u bë eksportues i qumështit, në një kohë kur gjenerata ime e di që rrinim 3 orë për të marrë një shishe qumësht tek dyqani. Pra bujqësia shqiptare po tregonte veten dhe ishte në ngjitje. Kurse ky bën ligjin për qumështin pluhur që të vijë nga Serbia dhe fabrikat, ne këtu të ushqehemi me djathë, qumësht pluhuri.

Është koha që ne ti presim biletën sa më shpejt. 

Miqtë e mi! 

Siç e shihni kudo ka një frymë fitoreje, ka një frymë optimizmi. Demokratët janë në këmbë, mbështetësit e opozitës janë në këmbë, do të bëni gjithçka me çdo socialist, me çdo të paparti, të bashkohen me ne, të firmosin ndryshimin me 14 maj. 

Të votojnë Aurelin, të votojnë kandidatët e primareve dhe i garantoj se çdo votë, çdo votë për ndryshimin me 14 maj do të shndërrohet në votë shprese, në votë besimi, në votë të ardhme.

Rroftë Divjaka, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco