Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Analisti: Këlliçi, kandidat që mund ta fitojë Tiranën. Kryeqytetit duhet t'i ndërrojë fytyra!

16:45, 25/03/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra shprehet se kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për Tiranën, Belind Këlliçi është sfidanti real i Erion Veliajt dhe mund ta fitojë kryeqytetin në 14 maj. 

Në studion e Syri Tv me moderatoren Megi Fagu, Gurra tha se Erion Veliaj nuk ka çfarë t'i japë më Tiranës pas 2 mandatesh në qeverisjen e qytetit. 

Ai tha se bilanci i 8 viteve bën që vota në 14 maj të jetë ndëshkuese për Veliaj i cili premtoi se s'do jepte leje ndërtimi, por në të vërtetë Tirana u asfiksua nga betoni dhe ndërtimet pa kriter.  

"Tirana ka garë. Belind Këlliçi është një sfidant real i Veliajt. Kemi një kryetar bashkie që kërkon një mandat të tretë që nuk shkitet nga pushteti. Ka qeverisur për dy mandate, bilancet dihen, premtoi se s'do jepte lejte ndërtimi dhe e mbush Tiranën, vjen me premtime që do të ketë ujë të pijshëm dhe nuk ka, se do vijë autobusi në stacion çdo 5 minuta dhe vjen pas 25 minutash, përditshmëria është e prekshme. Vetë fakti që ai ka dëshirë të kandidojë edhe një mandat të tretë, duhet t'i bëjë qytetarët që t'i thonë stop. Ndërsa Këlliçi është një politikan i ri, ka marrë një risk që nuk e merr kollaj kush në politikën e sotme se ruajnë rehatinë. La mandatin dhe erdhi t'i shërbejë bashkisë së Tiranës, ka patur pozicionime të forta politike për moshën e tij dhe historinë poilitke që ka, pra ka fibër politike si kandidat. Unë mendoj se e rrezikon. Ka një garë të fortë, nëse qytetarët do të votojnë të paintimiduar, do të votojnë pa presione, shantazhe, pa u monitoruar nga aktivisti, patronazhisti, mendoj se Këlliçi është kandidat që mund të fitojë Tiranën. Ka qeverisur 8 vjet Tiranën, çfarë do më Veliaj? Po flasim për të ndërruar pak fytyrën e Tiranës, për të ndërruar pak fytyrën e Shqipërisë. Tjetër bëjnë në retorikë. Ky vetë kritikon Berishën, politikën e vjetër dhe rri vetë pas karriges së bashkisë dhe nuk e lëshon.

Tirana është bërë një qytet i pajetueshëm e thonë të gjithë, e thonë edhe socialistët, edhe ata pa parti. Veliaj nuk ka çfarë i jep më këtij qyteti. Përveçse do të jetë e fortë gara, për qytetarët është hera e fundit, po nuk reaguan në 14 maj, këtë vend e ka marrë lumi", tha ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco