Spanja në pritje për të udhëhequr BE, ambasadori spanjoll propozon: Shumë aktivitete në Shkodër

Spanja në pritje për të udhëhequr BE, ambasadori spanjoll propozon: Shumë aktivitete në Shkodër

13:13, 15/03/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka pritur në takim, ambasadorin e Spanjës, z. Alvaro Renedo Zalba, me të cilin ka rënë dakord të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit sidomos tani që Spanja po pret të marrë Presidencën e BE-së.

Spahia u shpreh" "Kënaqësi të takohesha me një dashamirës të Shqipërisë, ambasadorin spanjoll në vendin tonë z.Alvaro Renedo Zalba dhe bashkëshorten e tij. Për shkak të detyrave që ka mbajtur, ai ka ndjekur prej kohësh ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Folëm për këtë proces dhe rolin që luan pushteti vendor, tejet i rëndësishëm për fazat e mëtejshme të anëtarësimit në familjen evropiane.

Në gjysmën e vitit, Spanja merr presidencën e radhës të BE dhe ambasadori shprehu dëshirën që të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Shkodër. I impresionuar nga Shkodra, me ambasadorin spanjoll dakordësuam të zgjerojmë fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco