SYRI TV/ Rama nuk ka lekë për pensionistët, por jep miliona për Zoton

13:09, 15/03/2023
A+ Aa A-

Teksa Rama vijon të jetë i dyzuar për të dhënë një tjetër shpërblimi për pensionistët, me qëllim përballimin sadopak të rritjes galoponte të çmimeve, vartësit e tij nuk kursejnë aspak milionat për Klodian Zoton. Edhe pse incenerimi i mbetjeve nuk behet, kryebashkiakët e tij socialiste, për periudhën janar-mars 2023, i kanë dhënë mbi 1.5 milion euro kompanisë së Zotos në landfillin e Sharrës

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka tre muaj që është duke diskutuar me veten nëse duhet t’u japë pensionistëve shpërblim, për të përballuar krizën e thellë ekonomike të shkaktuar nga keq-qeverisja e tij.

Pas pilulës elektorale që shpërndau në dhjetor 2022, ku pensionistët morën 8 mijë lekë të reja, Rama deklaroi në janar të këtij viti se do të shpërndante edhe të tjera të ardhura për të moshuarit, me qëllim përballimin sadopak të rritjes galopante të çmimeve.

Por ndërkohë që vijon të jetë i dyzuar për ndihmesën e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, Rama dhe vartësit e tij nuk mendohen dy herë për të paguar shumat stratosferike për inceneratorët e Klodian Zotos.

Në periudhën janar-mars 2023, bashkitë e Tiranës, Vorës, Kavajës dhe Durrësit, të drejtuara të gjitha nga socialistët e Ramës, kanë arkëtuar mbi 1.5 milion euro për kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV”, e krijuar nga Zoto dhe që menaxhon landfillin e Sharrës.

Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se gjatë fillimit të vitit 2023, në llogaritë e koncesionarit të Sharrës janë derdhur 161.6 milionë lekë të reja. Primatin në arkëtime për kompaninë e krijuar nga Klodian Zoto e mban Bashkia e Tiranës, e pasuar nga ajo e Durrësit.

Bashkitë e Shqipërisë qendrore paguajnë 29 euro për depozitimin e çdo ton mbeturina në landfillin e Sharrës. Kjo pagesë është për shërbimin e depozitimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Deri më tani, kompania koncesionare nuk e kryen incenerimin, ndërkohë që bashkitë në varësi të Edi Ramës e kryejnë pagesën e plotë, duke rënduar buxhetin e qytetarëve, siç konstatoi më herët Kontrolli i Lartë i Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco