SYRI TV/ Fier, Boçova e braktisur nga të rinjtë, banorët: Shkolla dhe kopshti janë mbyllur

13:59, 14/03/2023
A+ Aa A-

Fshatin Boçovë, më i madhi në zonën e Bishanit në Fier, është shpopulluar, pasi të rinjtë janë larguar në emigrim. Të moshuarit që kanë mbetur tashmë në këtë fshat tregojnë se të gjithë janë larguar pasi në këtë zonë nuk ka investime. SYRI TV ka bërë një vëzhgim në këtë fshat dhe tregon boshatisjen e këtij fshati.

Nga SYRI TV

Këtë e tregojnë më së miri rrugët bosh të këtij fshati që dikur ishte i populluar, shtëpi që janë vendosur në shitje e rruge që nuk kanë parë dorën e investimeve. Me kopshte të mbyllura, me shkolla që u i është vendosur dryni, banoret rrëfejnë se tashmë fëmijët shkojnë në një fshat tjetër për të vijuar mësimin.

Banorët shprehen se tashmë në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit, të cilët jetojnë më të ardhurat që sjellin fëmijët e tyre që tashmë ndodhen ne emigrim.

Edhe pse shtëpitë janë të ndërtuar mirë, ato janë bosh, pasi njerëzit duke mos parë asnjë mundësi për të jetuar në këtë zonë i kanë braktisur.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A.Mara

Montazhier: N.Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco