Anulimi i seancës plenare/ PD i dërgon shkresë kryetares së Kuvendit: Po shkel rregulloren

Anulimi i seancës plenare/ PD i dërgon shkresë kryetares së Kuvendit: Po shkel rregulloren

16:37, 13/03/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur në shkresën e dokumentit zyrtar dërguar kryetares së Kuvendit se, anulimi i seancës së datës 13.03.2023 është në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit.

Kjo vendimarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale.

Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar si më poshtë, ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco