SYRI TV/ Kokat e njëri-tjetrit nuk i mjaftojnë krimit, përplasjet mes bandave marrin jetë të pafajshme

16:31, 13/03/2023
A+ Aa A-

Në 2014 kur nisi një seri vrasjesh mafiozë në vend, kryeministri Edi Rama i pyetur për çështjet e krimit do të shprehej, "hëngshin e kokat e njeri-tjetrit", citim që do ta përsëriste disa herë në panele televizive përballë gazetarëve. Ndërkohë bilanci tragjik i të vrarëve ka faktuar krimi nuk është mjaftuar me kokat e njëri-tjetrit, duke marrë edhe jetë të pafajshme, siç ishte rasti i fundit ku vra në Tiranë 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 5 të tjerë, ku 4 prej tyre nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin.   

SYRI TV

Për herë të parë “platforma” hëngshin kokat e njeri tjetrit është përmendur në janar të 2014 nga kryeministri Edi Rama, ku asokohe theksonte se krimi po lan hesapet e fundit para forcimit të shtetit ligjor, teksa të njëjtën tezë e ka përmendur edhe herë të tjera në studio televizive.   

"Hëngshin kokat e njëri-tjetrit dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njëri-tjetrit".

Edi Rama, kryeministër

Vrasjet mafioze dekadën e fundit, që nisin nga ekzekutimet me snajper e deri tek masakrat në kufijtë e atentateve terroriste janë kthyer në problemin kryesor të autoriteteve ligjbatuese në vend. 

Por vrasjet mafioze nuk po vijojnë vetëm me kokat e njëri-tjerrit, pasi krimi po merr edhe jetë njerëzish të pafajshëm. 

Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila punonte si banakierë në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e “Don Boskos” humbi jetën pas breshërisë së plumbave që atentatorët derdhën në lokal.

Ciflat e xhamit plagosën edhe mbesën e saj 10-vjeçare, teksa plumbat lanë të plagosur edhe 4 persona të tjerë, Astrit Mehaj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shalolli klientë në lokal, pa asnjë lidhje me objektivin e atentatit.  

Një vit më parë, pasditen e 4 janarit 2022 po në zonën e “Don Boskos” në Tiranë do regjistrohej një masakër e ngjashme. 

Erion Çela, 35 vjeç do të vritej gabimisht teksa plumbat e derdhur në lokal do të linin të plagosur Blerim Çelën, Edmond Crrojn,  Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit dhe Arben Danin.

Në qershor të 2021 do regjistrohej masakra e Velipojës më një bilanc prej 4 të vrarësh dhe 2 të plagosurish pas një konflikti për çadrat në plazh mes dy familjeve.

Mes viktimave ishte edhe një 20-vjeçar, Musaen Zeneli, i cili punonte kamarier në një prej lokaleve në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco