Kaso: Gjykata të mos pranojë një palë që nuk ka qenë palë në këtë proces

Kaso: Gjykata të mos pranojë një palë që nuk ka qenë palë në këtë proces

11:30, 03/03/2023
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca për vendimin e shumëpritur për të ashtuquajturën çështja e vulës së PD-së.

Përfaqësuesi demokrat, Ivi Kaso bëri një kërkesë paraprake.

Sipas tij, gjykata nuk mund të pranojë ankimin e një pale që nuk ka qenë palë në këtë proces.

“Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.

Sipas nesh, vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin, është marrë në kundërshtim të ligjit,” tha Kaso.

Opozita ka deklaruar vazhdimisht se Enkelejd Alibeaj është bërë palë në këtë proces në mënyrë të paligjshme.

Madje edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, thuhet qartësisht se Alibeaj dhe Basha nuk janë palë në këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco