Gjyqi për vulën e PD, Boçi: E padrejtë të presësh vendim nga një ankimim që nuk ekziston!

Gjyqi për vulën e PD, Boçi: E padrejtë të presësh vendim nga një ankimim që nuk ekziston!

11:29, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi, duke pritur përpara Gjykatës së Apelit vendimin për vulën dhe logon e PD-së, deklaroi për SYRI TV sot se ai pret në radhë të parë që drejtësia të vendosë drejtësi brenda saj. 

Pyetje: Z Boçi, si e komentoni faktin që përfaqësues të amabasadës amerikane janë në Gjykatën e Apelit, atje ku pritet të merret një vendim për vulën e PD?

Luçiano Boçi: Si arsyetoj?! Nuk kam ndonjë opinion. Këto janë veprime të karakterit kuazidiplomatik, që vendosen nga vetë ambasada se si do të realizohen dhe si do të performohen. Në bindjen time sot nuk kemi një seancë gjyqësore sepse ne kemi dhënë argumentat, ka një vendim të Gjykatës së Faktit për regjistrimin e ndryshimeve statusore nga Kuvendi i PD, i thirrur nga anëtarët e Kuvendit dhe ato regjistrime, ato vendime, vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë tashmë duhet të ishte bërë dhe KQZ duhet të kishte vepruar me regjistrimin e ndryshimeve dhe të logos së PD dhe të regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor. Pjesa e kësaj shfaqjeje në emrin “vendim apeli” për mua është e kotë.

Pyetje: Çfarë pret PD nga Gjykata e Apelit sot?

Boçi: Të presësh nga një ankimim i cili nuk ekziston, më duket një gjë jo e drejtë, jo e saktë dhe unë them se çfarë pres, se përderisa nuk duhet të kishte ankimim në Apel se nuk ka palë, do të thotë se çështja nuk ekziston. Dhe unë shpresoj - jo çfarë pres në raport me PD, unë pres që drejtësia të vendosë drejtësi brenda saj në radhë të parë dhe të sillet në atë lloj forme për të dhënë dhe një mësim drejtësie. Nuk ka një çështje. Pse duhet ne të japim opinione për një çështje që nuk ekziston?! Vendimi është marrë në “shkallën e parë” dhe ndryshimet e kërkuara nga Kuvendi i PD duhet të ishin tashmë të regjistruara. Duhet të ketë një revoltë të drejtësisë pse nuk është regjistruar nga një kancelar, nga një administrator që merr urdhra politikë nga Kryeministri i Shqipërisë?

Si e vlerësoni praninë e përfaqësuesve të ambasadës së SHBA?

Boçi: Ka një iniciativë të ndërkombëtarëve dhe një investim të tyre për të kryer reformën në drejtësi dhe vëmendja e tyre në raste të tilla është për të marrë “feedback” e asaj ç’kanë investuar, por ai rezultati duket qartë. Unë e thashë shumë qartë. Përderisa nuk duhej të ishte një çështje e tillë në Apel, çështja është e dështuar që në fillimet e saj dhe dyshimet për rezultatet e kësaj reformës krahas vendimeve të tjera, unë them se transmetohen nëpërmjet kësaj seance në Apel, që e përsëris, nuk duhet të ekzistonte, nuk ka palë dhe nuk ka një çështje për t’u dërguar në Apel!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco