VIDEO/ Seanca për ‘vulën’, Yuri Kim dërgon ‘njerëzit’ e saj për presion

11:13, 03/03/2023
A+ Aa A-

Përfaqësues të ambasadës amerikane mbërritën në Gjykatën e Apelit/

Aty ku pritet të merret një vendim për çështjen e vulës së PD-së. SYRI TV sjell pamjet kur ato futen në ambientet e gjykatës. 

Ndërkohë, në sallën e mbushur plot ka juristë, politikanë dhe gazetarë.

Prezenca e sotme vjen pas akuzave dhe fakteve që opozita ka bërë publike për presionin që ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar në shkallën e parë ndaj gjykatëses Blerina Muçi, për t’i dhënë në kundërshtim me ligjin, të drejtën e apelimit grupit ‘Alibeaj’, që nuk ka qenë palë përgjatë procesit të regjistrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco