KAFE SHQETO/ Avni Tobli: Rritja e penaliteteve nga qeveria përkeqëson bizneset në vend

KAFE SHQETO/ Avni Tobli: Rritja e penaliteteve nga qeveria përkeqëson bizneset në vend

10:39, 03/03/2023
A+ Aa A-

Avni Tobli, Kryetari i PD njësia numër 7 Tiranë, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” ku ka diskutuar lidhur me ligjin për rritjen e penaliteteve nga qeveria e cila ndikon drejpërsëdrejti tek bizneset e vogla ku sjell një përkeqësim të klimës së tyre në vend.

Diskutimi në studio:

Ola: Përse e cënon dhe e pengon rregullorja e re sipërmarrjet dhe bizneset në vendin tonë?

Avni Tobli: “Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të ligjit 99/ 20 ku praktikisht nuk është një rregullore, por është një ligj që në fakt është ligji 83/ 2022 i miratuar në datë 24.11.2022. Ky ligj konsiston në ndryshimin e masave administrative për shkeljen e bizneseve në përgjithësi dhe i përmbledh të gjitha çështjet ligjore.

Të gjitha masat administrative kanë ndryshuar në vite, përjashtim bën vetëm një masë administrative e cila në fakt nga 5 mijë lek që ishte më parë tashmë është bërë 3 mijë lek.

Unë si specialist i fushës e quaj të pavend rritjen e kësaj fushe administrative ndaj bizneseve dhe nuk bashkohem asnjëherë me subjeket që nuk e respektojnë ligjin apo bëjnë shkelje të kuadrit ligjor.

Kjo rritje nuk e disiplinon biznesin në tërësi, por e çon në një përkeqësim të klimës së biznesit.

Flavio: Nëse do të kishim një shtet të rregullt jo 200 mije lek por 200 milion lek të ishte një gjobë njerëzit do të ishin të ndërgjegjshëm që ajo nuk do të keqpërdoret nga Tatimet. Përse kjo gjëja na duket një manipulim dhe hapësirë për përfitime të paligjshme?

Avni Tobli: “Kjo në fakt është ashtu siç thoni ju, sepse për mendimin tim në rast se do të kishim të bëjmë me një administratë tatimore me një korrupsion të ulët si në vendet Perëndimore, me një administratë Tatimore profesionale atëherë masat administrative edhe nëse do të ishin të larta nuk do ta dëmtonin biznesin, por në rastin e Shqipërisë kur ne kemi çdo ditë raste që jepen dhe në media, pra raste të korrupsionit jo vetëm të tatimorëve, por edhe të inspektoratëve.

Në përkeqësimin e klimës së biznesit nuk kemi të bëjmë vetëm me tatimorët të cilat në një farë forme janë më të kualifikuar se të tjerët, por kemi të bëjmë edhe me inspektoratet.

P.sh kemi  të bëjmë me një inspektorat që kontrollon subjektet, pra ai i punës i cili kontrollon përmes disa pikave ecurinë e punës. Kur ata shkojnë në subjekte me të njëjtat kërkesa që duhet të ketë p.sh një plan evakuimi punëtoresh, të njëjtat kërkesa duhet të jenë edhe në subjektet e vogla.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco