Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Kur liderin global e trajtojnë sikur ka zgjebe

Kur liderin global e trajtojnë sikur ka zgjebe

20:09, 19/02/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra/

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih të mbajtur të premten kryeministrin tonë e trajtuan sikur të ishte me zgjebe ose i infektuar me COVID-19. Si rrallë herë u gjend i vetëm. Në këtë konferencë ka qenë prezent edhe Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, por lideri ynë është injoruar totalisht prej tij. Blinken gjeti kohët të takojë shokun e Ramës, Vuçiqin, por atë jo.

Ka qenë edhe Kancelari Gjermanisë Olaf Scholz, as ky nuk i ka kushtuar rëndësi liderit të madh të Ballkanit.

Mbani mend Ramën kur thoshte që Macronin e kam aq shumë shok sa flasim çdo ditë në Whatsapp bashkë? Ka qenë edhe Macron në konferencën e Mynihut, por nuk i është afruar as ai. Sigurisht kryeministrja e Italisë, Meloni, as që bëhet fjalë ta takonte.

I shkreti, kushedi sa keq duhet të jetë ndier, sikur të ketë ndonjë sëmundje ngjitëse a diçka të tillë dhe njerëzit të largohen.

Ai e ka në fakt sëmundjen, është i korruptuar dhe korruptues, dhe të gjithë liderët pjesëmarrës në takim e kanë lexuar në mediat e tyre që ky ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, e për këtë arsye i kanë ndenjur larg.

Shyqyr që jashtë sallës së takimit ka qenë çuni i pronarit të tij (Alex Soros) edhe ka bërë një foto me të. I yti po i yti, thotë populli, Albin Kurti nuk ia ka prish për një foto kur e ka mbërthyer në një koridor të sallës aty. Ju e mbani mend ç’i punonte Albinit ky kur ndihej lider global.

Dhe mos harroj, e ka takuar edhe greku, Miço. Greku është dinak, kur të sheh në ditë të hallit bën sikur po të respekton të të shkisë ndonjë gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco