Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

Gazetarja e VOA: McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën

09:02, 26/01/2023
A+ Aa A-

Zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal është deklaruar i pafajshëm në seancën e parë në gjykatë. Kështu deklaroi gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci në një lidhje me studion e 'Debatit' në A2 CNN, pak minuta pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore ndaj McGonigal. Ajo tha se në këtë seancë nuk u lexuan akuzat ndaj McGonigal dhe një seancë e dytë do të mbahet në një moment të dytë, që ende nuk është percaktuar.

“Seanca që përfundoi para pak minutash kishte për qëllim t’i jepte mundësi McGonigal që e pranonte apo jo fajësinë. Ai nuk e pranoi fajësinë për akuzat që janë të lidhura me faktin se ai nuk tregoi të vërtetën për lidhje me persona në SHBA e Ballkan, përfshirë edhe ato me Shqipërinë, lidhur dhe me paratë që kishte kërkuar apo pranuar nga shtetasi shqiptaro-amerikan. Një seancë e dytë do të mbahet në një moment tjetër në të ardhmen. McGonigal foli kur u pyet për çështje teknike, betohej se do të thoshte të vërtetën dhe anëtarët e gjykatës thanë që ai shprehej i pafajshëm. Akuzat u pranuan në gjykatë që të mos lexoheshin. Ishte një seancë rutinë, ku tha se deklarohej i pafajshëm për këto akuza. Të njëjtën gjë bëri edhe të hënën”, tha Kostreci.

Sipas saj, McGonigal nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë të identifikuar si Agron Neza dhe Dorian Duçka.

“Nuk është pyetur për takimet me Ramën dhe 2 shqiptarët e tjerë si personi A dhe B në dosje. U ra dakord që nuk ishte e nevojshme të lexohej aktakuza. Do të ketë një seancë të ardhshme por nuk dihet me saktësi se kur do të mbahet, është e papërcaktuar për momentin, bëhet fjalë për procesin në Uashington dhe procesin paralel në Nju Jork. Emrat e këtyre personave nuk përfshihen në akt-akuzë, identifikohen si A dhe B. Ne arritëm në këto dy emra duke parë përshkrimin e tyre, por ky proces është për McGonigal, i cili si kreu i FBI ka shkelur rregullat”.

E pyetur nëse ka një listë dëshmitarësh, Kostreci tha: "Është herët për të pasur listë dëshmitarësh kjo ishte seancë paraprake. Seanca e dytë është për t’u përgatitur për këto çështje. Nuk do të doja të spekuloja me këtë se nuk e dimë se kur zhvillohet seanca tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco