Korruptoi zyrtarin e FBI/ Del FOTO e Edi Ramës me Agron Nezën

Korruptoi zyrtarin e FBI/ Del FOTO e Edi Ramës me Agron Nezën

23:03, 25/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama është nën akuzë në SHBA se ka korruptuar një zyrtar të FBI. 

Skandali ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri në daljen e parë mediatike tentoi ta relativizojë pozicionin e tij të vështirë në Shtetet e Bashkuara. 

Charles McGonigal u mor zyrtarisht i pandehur nga gjykatat amerikane dhe rrezikon deri në 20 vite burg për mosdeklarimin e parave që ka marrë nga Edi Rama dhe kontaktet me të dhe zyrtarë të tjerë të huaj. 

Katër herë është takuar McGonigal me Edi Ramën, ndërsa udhëtimet drejt Shqipërisë nuk i ka deklaruar. 

Skandali sa vjen dhe thellohet e detajet e reja nuk mungojnë. 

Syri.net ka siguruar edhe foton e Agron Nezës në krah të Edi Ramës. 

Image

Foto dyshohet të jetë realizuar në SHBA, aty ku Neza është ngarkuar me mision nga Edi Rama që t'i dorëzojë paratë ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. 

Agron Neza etiketohet si Personi A në dosjen hetimore të FBI. 

Ai akuzohet se i ka dorëzuar në parkingun e një restoranti në New York shumën e 80 mijë dollarëve ish-shefi të kundërzbulimit të New York. 

Edi Rama e pagoi Charles McGonigal me 225 mijë dollarë për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të opozitës shqiptare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco