VIDEO-SYRI TV/ Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama paralajmëron bllokimin e Komisionit Parlamentar

18:09, 25/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur të mos lejojë hetim ndaj tij në Shqipëri.

Sigurisht që SPAK duket se nuk ka ndërmend të nisë një hetim për Ramë, dhe dy miqtë e tij, Agron Nezaj dhe Dorian Duçka, por kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë as ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar skandalin amerikan të tij dhe miqësinë e fortë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i cili u arrestua në Nju Jork.

‘Për çfarë të bëhet një komision hetimor, e ka hetuar Amerika

Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikanë dhe kanë dalë konkluzionet. Çfarë të hetohet, fantazitë e shfrenuara të një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe çdo lloj raporti me publikun.

Kjo është një çështje e parlamentit. Ka një drejtësi në SHBA dhe këto mund të kontestohen nga drejtësia e foltores, apo e vulës bashkë me foltoren, apo e tjetrit e tjetrit kjo është zgjedhja juaj. Unë nuk kam asnjë replikë për të bërë’, u shpreh Edi Rama për gazetarët nga selia e PS, pas një takimi që pak me drejtuesit e partisë në qarqe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco