Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

Ne e dimë që Gjiknuri e ka një hall.... ndaj edhe Rama nxjerr pikërisht atë…

Ne e dimë që Gjiknuri e ka një hall.... ndaj edhe Rama nxjerr pikërisht atë…

13:13, 25/01/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Ne e dimë që Gjiknuri e ka një hall.... ndaj edhe Rama nxjerr pikërisht atë dhe jo ndonjë tjetër që ti qajë hallet e McGonigal-it.

Për ta ndihmuar Gjiknurin që të jetë pak më i qartë ka ca pyetje që duan me domosdo përgjigjen e tij:

1.Gjiknuri duhet të na thotë sa herë e ka takuar ai vetë McGoniga-in?

2.Po në Amerikë sa herë e ka takuar?

3.Përveç kafeve dhe muhabetit a ka "shkëmbyer" gjë tjetër me të dhe të çfarë natyre ishin këto shkëmbime?

4.Këto takimet në Amerikë a ja ka raportuar Ambasadës.

5.Po në Rusi, më saktë në Shën Peterburg a ka pasur takime dhe të çfarë lloji?

6.Çfarë lidhje kishte posti i tij si Ministër i Energjitikës me McGonigal-in dhe sekserët shqiptarë, që e rrethonin atë dhe a ishin të ligjshme keto takime ku korrupsioni ishte tema e vetme e bisedës?

7.Po oligarkun rus Deripaska si nuk e pa dot Gjiknuri ndërkohë që firmoste për të duke i dhënë koncesione ?

8.Si promovues i McGonigal-it deri në Tropojë çfarë kontributesh të "veçanta" të këtij të fundit njeh Gjiknuri kur pozon shumë i lumtur dhe me buzën vesh më vesh krah tij?

Ndaj Damian shiko hallet e tua se nuk ke pak dhe lere Edi Ramen ti qajë vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco