Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë kundër aferës '5D'

SKANDALI/ Shehu: Rama e ka treguar se frymëzohet nga vendet e Lindjes ku regjimet jetojnë gjatë

13:01, 25/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike,Tritan Shehu, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, komentoi më shumë mbi skandalin e fundit ku është përfshirë drejtpërdrejt kryeministri shqiptar.

Ish-zyrtari i lartë të FBI, Charles McGonigal rezulton se ishte njeriu që kryeministri Edi Rama përdorte në SHBA, për të dërguar në Departamentin e Shtetit informacione kundër rivalëve të tij politik. Syri Televizon ka siguruar dosjen e plotë të akuzës që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur ndaj McGonigal, ku veç pagesave dhe lidhjeve dhe kontakteve me kryeministrin, tregohet edhe një rast se si ish-zyrtari i FBI-së është përdorur nga qeveria shqiptare për të dërguar informacione të përpunuara nga zyra e kryeministrit në Tiranë, për të goditur rivalët e tij politik.

Sipas Shehajt, ky është një skandal shumë serioz dhe që kërkon të ndiqet me seriozitet të madh. Shehaj u shpreh gjithashtu se duket qartë përpjekja e Ramës për të marrë shembull vendet e Lindjes, sepse sipas tij, regjimet në Lindje jetojnë, mund të mbijetojnë, në Perëndim nuk kanë hapësira mbijetese sepse perëndimi është një familje demokratike.

"Padyshim kjo është një ngjarje shumë serioze dhe një skandal shumë serioz që duhet ndjekur me seriozitetin më të madh. Normalisht, në një vend demokratik, kryeministri që do ishte përballë një ngjarjeje të tillë duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe meqë kjo nuk ndodh , atëherë këtu duhet të kërkohet me padyshim që opozita të shtojë maksimalisht presionin e saj. Duhet kërkuar një komision hetimor për këtë çështje , duhet sensibilizuar oponioni publik dhe ndërkombëtar, sepse realisht kemi të bëjmë  me një situatë e cila krijon shumë probleme, cënon shumë elemente të tjerë të sigurisë kombëtare, të asaj që Shqipëria ka lidhje me qarqe të lidhura që shkojnë deri në Moskë.

Pra kemi të bëjmë me një situatë flui-dimensionale që nuk është në lidhje veç me një agjent rus, por me një situatë ku dalin në pah të dhënat e demokracisë shqiptare, të metodave që përdoren për të shkelur demokracinë.

Por, unë nuk do e shikoja kaq të thjeshtë, do shikoja edhe një gjë në këtë çështje , do shikoja të lidhurit me një politikë disa vjeçare të Ramës drejt lindjes, në lidhje me Vuçiç, Ballkanin e Hapur, dhënien e rolit krysor të Vuçiç në Ballkan, ku Vuçiç është president i Serbisë e cila ka firmosur traktatin e Euro-Azia në rusi, ka firmosur së fundmi traktatin për diplomaci me Rusinë, lidhjen e tij deri në heqje vizash të qytetarëve kinezë në Shqipëri, lidhjet e tij të tjera duke dashur të anashkalojë Italinë dhe duke u lidhur me Arabinë Saudite.

Pra, kemi një politkë të tërë, pro–lindore që të çon në lindjen e këtij regjimi i cili shikon veten e tij në Lindje, sepse regjimet në Lindje jetojnë, mund të mbijetojnë, në Perëndim nuk kanë hapësira mbijetese sepse Perëndimi është një familje demokratike”, u shpreh Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco