Katastrofa demografike, Berisha poston mesazhin: Shpresë, besim, misionarët i hyjnë detit me këmbë...

Katastrofa demografike, Berisha poston mesazhin: Shpresë, besim, misionarët i hyjnë detit me këmbë...

20:15, 03/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në facebook një mesazh të shkurtër që ka të bëjë me shpopullimin e vendit.

Këtë mesazh lideri i opozitës shqiptare e theksoi gjatë një takimi që zhvilloi në Tiranë me ekipin e departamentit Brain Gain dhe Ekselencës pranë selisë së PD.

“Misionarët i hyjnë detit me këmbë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij që e shoqëron edhe me një Video.

Teksti i plotë:

Vendi është në një rrokullisje, e pret këtë vit të ri në një gjendje si asnjëherë më parë. Në historinë e luftërave botërore apo civile nuk gjendet asnjë komb tjetër që të ketë pësuar, këtë katastrofë demografike që ka pësuar kombi shqiptar

Por përsëri, viti i ri është vit i ri, është fillim i ri, është shpresë, është besim.

Nuk ka mision të lehtë. Misionet janë gjithmonë të vështira dhe misionarët shpesh i thonë vetes se kësaj i thonë tu hyhet detit me këmbë. Por detit mund ti hyhet me këmbë. Në një mision shumë zor dështon njeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco