Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së kundër bordeve të çmimeve, ja kur do të zhvillohet seanca e parë

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së kundër bordeve të çmimeve, ja kur do të zhvillohet seanca e parë

18:27, 03/01/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore.

Gjykata ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet beteja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe Autoritetit të Konkurrencës.

Më herët Gjykata Kushtetuese pranoi edhe padinë e PD-së për “Butrintin”, duke ftuar palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023 dhe më pas do të zhvillohet seanca publikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco