‘Vjedhja e 420 milionë euro të djegësave’/ Berisha: Njeriu kryesor e ka emrin Edi Rama!

‘Vjedhja e 420 milionë euro të djegësave’/ Berisha: Njeriu kryesor e ka emrin Edi Rama!

15:36, 22/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është kthyer edhe njëherë akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për aferën e 420 milionë eurove të inceneratorëve.

‘Në aferën vjedhjes së 420 milionëve euro të djegësave, njeriu kryesor e ka emrin Edi Rama!’, shkruan Berisha në Facebook.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se të gjitha janë pjesë e skemës mafioze të këtyre për të fshehur paratë e tyre dhe se autorët e vërtetë janë Edi Rama Engjëll Agaçi Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.

Berisha: E vërteta është se një aferën 420 milionëshe të djegësave, njeriu, i parë kryesor ka emrin Edi Rama. Edi Rama jo vetëm firmosi duke shkelmuar ligjet e vendit, por Edi Rama vuri në funksion të djegësave për të vjedhur fondin rezervë të Këshillit të Minstrave. Na thuaj pak o zoti Rama për cilën kompani ti mund të veproje në këtë mënyrë përveçse për kompaninë tënde?! Për asnjë kompani tjetër s’mund të veproje në këtë mënyrë.

Të zbresim pak te Erion Veliaj. Hajdut me çizme. Falsifikoi dokumenta në emër të Këshillit Bashkiak pa mbledhur këshillin. Falsifikoi dokumentat në emër të Qarkut pa u mbledhur Qarkun. U merr sot tarifën qytetarëve shqiptarë 28 euro për ton plehra në një kohë kur ajo është vetëm tarifë e djegies së plehrave dhe nuk digjet asnjë kilogram pleh. Të gjitha janë pjesë e skemës mafioze të këtyre për të fshehur paratë e tyre. Autorët e vërtetë janë Edi Rama Engjëll Agaçi Arben Ahmetaj Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco