Lajmi i fundit

Sekuestrohet pasuria e Eldi Dizdarit, bosit të kokainës të ‘Kompania Bello’

Mitsotakis: Mbështesim integrimin, por duhet të respektoni minoritetin

Mitsotakis: Mbështesim integrimin, por duhet të respektoni minoritetin

10:59, 22/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis që vizitoi sot Himarën dhe minoritetin grek atje, u shpreh në fjalën e tij se Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe po ashtu solli në vëmendje se vendi ynë duhet t'i respektojë të drejtat e minoritetit grek.

Mitsotakis i konsideroi himariotët si një urë miqësie midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Është një moment i veçantë për mua, kujtoj kohën kur babai im ka vizituar këtë zonë. Disa prej jush kanë qenë këtu edhe atëherë. Është një ndër për mua. Unë jam kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Greqia është dhe do të mbetet një mbështetës i minoritetit grek. Ju qe keni zgjedhur të jetoni në Himarë përbëni një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore. Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”, theksoi kreu i qeverisë greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco