Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendim unanim: PD iu rikthehet demokratëve

'Do takojnë Ramën sot'/ Si doli emri i kryeministrit në telefonin e Rrumit

'Do takojnë Ramën sot'/ Si doli emri i kryeministrit në telefonin e Rrumit

09:58, 22/12/2022
A+ Aa A-

Emisioni “Në shënjestër” ka realizuar një investigim për mafien e tokave të bregdetit ku ka zbardhur detaje nga dosja hetimore në ngarkim të “Rrumit” të Shijakut. Në mesin e përgjimeve nga celulari i Aleksandër Lahos (Rrumi), përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Ajo që do ta materializonte korrupsionin, sipas dosjes hetimore do të ishte një video e dytë e gjetur në telefonin e ‘Rrumit’. Edhe këtë herë personazhi që shfaqet në pamjet filmike, është Irgen Kërçuku. Në këtë video, sipas transkriptimit të bërë nga grupi i ekspertëve, del qartë veprimi i dhënies së një sasie parash drejt personit që është nënpunës i administratës publike.

Ky person, sipas përshkrimit të pamjeve, është i veshur me bluzë me ngjyrë të kaltër, pantallona të shkurtra ngjyrë të bardhë dhe atlete ngjyrë të zezë, si dhe mban në dorë një çantë ngjyrë të zezë dhe paketë të markës ‘Slims’. Në kohën 2 minuta e 2 sekonda, shfaqen pamjet ku zyrtari merr një sasi parash. Ndërsa gjatë bisedës, ‘I Interesuari’, që nga SPAK identifIkohet si Aleksandër Laho, përmend edhe një takim me kryeministrin Rama.

I interesuari: …Ja këtu mbrapa.

Zyrtari: Në rregull.

I interesuari: (Momenti që i jep lekët zyrtarit) Mbaji këto një herë, në gusht kemi të tjera.

Zyrtari: Sa psh?

I interesuari: Kaq kisha, hipotekën, më tepër mbaji… edhe ta përfundojmë një herë… kaq, s'kisha më tepër.

Zyrtari: Në Tiranë kush ta rregulloji?

I interesuari: Po tashi ti duhet të më ndihmosh, ke një, ke dy…Katër milionë lekë edhe dy, gjashtë, të kam 4. Po të them edhe diçka tjetër… duhet të takohesh me të…

Zyrtari: Po pra po. Dhe mbrapa do…

Personi i tretë: Po lene atë. I gjetëm një tokë.

I interesuari: Për problemin me kryetarin… do takojnë Edi Ramën sot ato… Edhe ti mundohu pak për këtë pjesë.

I interesuari: Shiko si është muhabeti i 5 milionshit...

Zyrtari: Po lene se e thërrasin… tani pjesën tjetër kur do ta sjellësh...?

I interesuari: Kur të mbarojmë punë, kur të marri formë të preme.

Sipas dosjes hetimore dhe transkriptit të bisedës, nuk ka dyshime se, zyrtari që shfaqet në pamje filmike, është Irgen Kërçuku, ish- Avokat i Shtetit për degën Durrës. Kjo gjë që u konfirmua edhe nga këqyrja e sistemit policor DeepSee,i realizuar në datën 7 tetor 2022, nga ku rezultoi se shtetasi Irgen Kërçuku ishte punonjës i Avokaturës së Shtetit, dega Durrës.

Po sipas të dhënave hetimore, ky shtetas kishte qenë i punësuar në këtë zyrë edhe në vitin 2017. Kohë, kur sipas aktit të ekspertimit, janë zhvilluar bisedat që dyshohet se kanë lidhje me veprime korruptive me procesin gjyqësor të një pasurie të paluajtshme, ku Avokatura e Shtetit ishte palë në proces. Ndërkohë që ‘I Interesuari’ nuk ishte askush tjetër, veçse Aleksandër Laho, apo ‘Rrumi’.

Personi, i cili mesa duket kishte marrë përsipër ta çonte vetë deri në fund këtë punë, por që kishte zgjedhur t’i filmonte vetë viktimat e tij me qëllim që më pas t'i shantazhonte.

Por këto dy video mesa duket nuk ishin të vetmet që kompromentonin ‘Zyrtarin’ dhe ‘Të Interesuarin’ Një video e tretë e gjetur në telefonin e Aleksandër Lahos, sipas procesverbalit të datës 27 tetor 2021, tregon një tjetër moment kur ‘Rrumi’ i jep një sasi tjetër parash, Irgen Kërçukut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco