Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendim unanim: PD iu rikthehet demokratëve

Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri, shpërfillet Gjykata Kushtetuese

Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri, shpërfillet Gjykata Kushtetuese

09:39, 22/12/2022
A+ Aa A-

Në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë për Teatrin e ri Kombëtar ishin të gjithë ata që shembën të vjetrin. Me Ramën e Veliaj u bënë bashkë aktorët Robert Ndrenika e Arben Derhemi, regjisori Altin Basha, arkitekti Bjarke Ingels etj. I kujtuan me cinizëm dhe të qeshura protestat dhe pretendimet e atyre që donin të ruhej godina historike dhe pastaj prezantuan në 3D godinën e re, sallat dhe skenat moderne.

Por ceremonia që u zhvillua në rrënojat e teatrit të vjetër, i hap rrugë një akti në kundërshtim me ligjin dhe kjo paligjshmëri nuk konsumohet në fshehtësi siç ndodh me një krim, por para kamerave që transmetojnë live.

Sepse në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme procedurën me të cilën Rama dhe Veliaj arritën tek shembja e godinës së vjetër. Më konkretisht, gjykata rrëzoi procedurën e kalimit të pronësisë të teatrit nga qeveria tek bashkia. Dokumenti poshtë.

Image

Për pasojë çdo veprim që pasoi për shembjen e teatrit, për projektimin, tenderimin, nxjerrjen e lejes për godinën e re rezultojnë të jenë të paligjshme.

Në bazë të vendimit të Kushtetueses, trualli i Teatrit ku kryebashkiaku Veliaj do të ndërtojë godinën e re nuk i përket më Bashkisë së Tiranës. Në respekt të Kushtetueses duhej t’i kthehej Ministrisë së Kulturës, ndërsa godina e re duhej të ndërtohej me tender publik të hapur.

Në vend të kësaj, Rama dhe Veliaj po vazhdojnë planin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Projekti bëhet akoma më absurd, kur mendon se vendimin e Gjykatës Kushtetuese po e shpërfillin pikërisht ata që inicuan dhe propaganduan reformën në drejtësi./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco