Njoftimi për largimin e Yuri Kim/ Salianji: E turpshme. Ja mesazhi që kërkon të japë Rama

19:35, 08/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi në Task Force me Sonila Meçon, në Syri Tv, njoftimin e pazakontë të Ministrisë që drejton Olta Xhaçka, ku thuhej se ka nisur procedura për largimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. 

Duke e quajtur të turpshme atë që ka bërë qeveria, Salianji tregoi mesazhin që kërkon të japë Edi Rama. 

Salianji: E kuptoni çfarë turpi është? Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. E bën për shkak të qëndrimeve publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura të sistemit të drejtësisë, apo SPAK, qeveria jep sinjale kujto që, shiko, ne po largojmë ambasadoren. Nuk është politikë personale kjo punë. Dhe jep mesazhin tjetër sikur këta idiotët që bëjnë këto, se janë të njëjtët që japin ato përgjigjet në parlamentin britanik, përcaktojnë se kush do të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. E kuptoni çfarë logjike apo jo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco