Sulmi ndaj Berishës, Meta: Rama porositi atentatin mafioz

Sulmi ndaj Berishës, Meta: Rama porositi atentatin mafioz

19:20, 08/12/2022
A+ Aa A-

Porositësi i atentatit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike është Edi Rama.

Deklarata është bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta e konsideroi goditjen e Sali Berishës në protestën e 6 dhjetorit si një provokim nga shteti mafias për të përshkallëzuar dhunën që opozita e evitoi. Sipas tij ky ishte një skenar i lexueshëm dhe tashmë i dështuar.

‘Nuk ka patur ide për të krijuar probleme nga opozita. Qeveria ka qenë e vetmja që i ka fryrë idesë së konflikteve, provokimeve. Opozita ka vepruar në mënyrën më paqësore, demokratike. Kështu veproi përgjatë manifestimit. S’kishte qëllim për të krijuar tension të panevojshme, kur Tirana ishte vend i mikpritjes së një samiti. Shqetësimet që ngritëm i kishim në raport me qeverinë tonë. Qëndrim ndaj një vendi që prodhon qytetarë për gomonet e La Manshit. Është një inskenim mafioz, që ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën që vuri në direkt në punë makinerinë e propagandës. Vetëm qeveria mund ta vendosë në dispozicion. Të gjithë e kanë të qartë se kush janë autorët dhe në ca shteti jetojmë’, tha Meta.

Sipas Metës, ky sulm ndaj Berishës është bërë me qëllim nga Rama në mënyrë që të provokonte opozitën që situata të dilte jashtë kontrollit.

 ‘Ngjarja mund të kishte vajtur edhe në drejtime të tjera, sipas atyre që do kishte dëshiruar Rama të reagonte opozita. Autori është vetëm një, Rama është porositësi i këtij atentati kundër Berishës, gjuha  e tij e dhunës dhe gjithë mjetet që ka pasur në dispozicion në mënyrë të paligjshme. Skenar shumë i lexueshëm për ne dhe tashmë i dështuar’, tha Meta në Report Tv.

‘Të gjitha të dhënat dhe investigimi i deritanishëm që është bërë për të gjitha rrethanat tregojnë qartë se ishte një akt i mirëorganizuar. Kishte një prapavijë të qartë shtetërore, qeveritare, politike, mediatike etj’, tha Meta, duke e konsideruar goditjen ndaj Berishës si aktin më të rëndë që ka ndodhur ndal pluralizmit politik në këto 32 vite.

Sa i përket 31-vjeçarit Gert Shehu, dhunuesi i Berishës, Meta e konsideroi si të mirëtrajneruar.

‘I mirëtrajnuar për një akt dhe një veprim të tillë. Ishte i infiltruar në ekipet e mediat që dilnin para drejtuesve të opozitës. Gjithçka ishte e mirëorganizuar’, - tha kryetari i Partisë së Lirisë.

Meta tha se në 'Kontrast' për protestën e mbajtur më 6 dhjetor, ditën kur u mbajt në Tiranë edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor, se ishte një protestë paqësore që përçoi vetëm zërin e qytetarëve kundër këtij regjimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco